Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar pas përplasjes mes drejtorit të emisionit “Top Story” dhe televizionit Top Channel, duke thënë se akuzat dhe kundërakuzat e palëve zbulojnë korrupsionin dhe censurën në media.

Emisioni Top Story u largua nga televizioni pak ditë para se të publikohej seria e radhës me temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”. Menjëherë shpërthyen akuzat publike mes drejtuesit Endrit habilaj dhe Top Channel për vënie gjobash dhe shantazh apo censurë.

“Reagimi më pas i ish drejtorit të emisionit Endrit Habilaj, me një sqarim në fb, duke renditur disa fakte aluduese për gjobëvënie, censurë dhe nënkuptime aferash, e bën edhe më komplekse historinë”, thuhet në reagimin e Unionit të Gazetarëve duke apeluar “në mbështetje dhe inkurajim të gazetarëve për të denoncuar realitete të tilla kudo në skenën mediatike të vendit, për të shtuar kurajon dhe vendosmërinë profesionale në luftë kundër kompromentimit të rolit dhe profesionit të gazetarit”.

Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë:

Tiranë më 1.04.2022

Akuza dhe kundërakuza që zbulojnë korrupsionin dhe censurën në mediat e vendit

Lexo po ashtu:  Shuplakë censurës së Edi Ramës, Kuvendi pezullon paketën antishpifje

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë përcjell me shqetësim të thellë denoncimet dhe kundërdenoncimet për gjobvënës dhe gjobëvënie apo censurë, mes stafit të emisionit investigativ Top Story, ish drejtorit të tij, gazetarit Endrit Habilaj dhe Televizionit Top Channel, pas mbylljes së këtij emisioni dhe rikthimit në një format të mëparshëm.

Stafi i “Top Story” ditën e enjte, publikoi një njoftim, në të cilin njoftohej publiku se “emisioni investigativ e ndërpret transmetimin në televizionin kombëtar të mërkurën më 30 mars 2022, në mënyrë të pashjegueshme dhe stafi është njoftuar për anulimin e emisionit më temë “Oligarkët e Rilindjes Urbane”, edhe pse promo kishte tre ditë që ishte transmetuar në Top Chhannel”. Sipas pretendimeve publike të stafit prej tre muajsh ishte punuar për përgatitjen e këtij emisioni, por njëkohësisht është ndjerë nën presione nga drejtuesit e televizionit. Stafi konfirmon se emisioni i anuluar ishte përgatitur në kuadër të një granti mbështetës nga BE me vlerë 165 mijë euro, në mbështetje të pavarësisë editoriale dhe investigimin.

Lexo po ashtu:  Deutsche Welles mund t'i ndalohet aktiviteti në Rusi

Në reagimin e drejtuesve të televizionit, të transmetuar në edicionin e lajmeve të Top Channel më datën 31. 03.2022, njoftohet për përzënie gjobaxhinjsh dhe se emisioni investigativ vazhdon me emër dhe mentalitet tjetër.

Reagimi më pas i ish drejtorit të emisionit Endrit Habilaj, me një sqarim në fb, duke renditur disa fakte aluduese për gjobëvënie, censurë dhe nënkuptime aferash, e bën edhe më komplekse historinë.

Episodet e kësaj historie që kanë të bëjnë me gazetarë, editor dhe një televizion kombëtar, janë pjesë e një ndjeshmërie të madhe profesionale dhe publike. Ato bëhen sinjale të ekzistencës së një realiteti të shumëpranuar korrupsini dhe aferash mediatike në vend. Njëherësh në këtë përplasje jepen denoncime dhe kundërdenoncime për censurë dhe praktika abuzimesh në marrëdhëniet mes editorit, gazetarëve dhe që indirekt, kompromentojnë edhe donatorët.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë apelon në mbështetje dhe inkurajim të gazetarëve për të denoncuar realitete të tilla kudo në skenën mediatike të vendit, për të shtuar kurajon dhe vendosmërinë profesionale në luftë kundër kompromentimit të rolit dhe profesionit të gazetarit, në mposhtje të censurës dhe përdorimit të gazetarisë. Dukuri dhe fenomene të tilla fatkeqësisht përfliten përditshmërisht në bisedat dhe takimet informale të reporterëve të profilit dhe sidomos të atyre që janë pjesë e redaksive investigative në shumë media të vendit.

Lexo po ashtu:  Arratisja nga X. “Gazetaria nuk do të marrë fund me Elon Musk"

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *