Shpesh e gjejmë veten tepër të përqendruar tek paratë dhe lumturinë e vendosim në plan të dytë. Kalojmë orë të tëra në punë dhe harrojmë të kalojmë kohë me njerëzit që duam. Ditët pasojnë njëra-tjetrën dhe kujtohemi se sa jemi gabuar në zgjedhjet që kemi bërë, kur e kemi portofolin plot, por e ndiejmë zemrën bosh.

Askush nuk na telefonon për të dalë dhe askush nuk na pyet se si ndihemi. Aty kuptojmë se sa bosh jemi përbrenda. Aty kuptojmë se sa kemi gabuar që vëmendjen e kemi përqendruar tek paraja, kur lumturia vjen e para në jetë.

S’ka rëndësi se sa shtëpi të madhe ke, sa të re e ke makinën, sa plot e ke llogarinë bankare. Varret tona do të jenë të njëjta një ditë. Ji modest, dashuro me shpirt, shijo çdo moment të bukur, shumëzo me zero çdo shqetësim dhe ec përpara me krenari.

Ndërtoje veten dita-ditës duk u bërë ai/ajo që do të doje të shihje në pasqyrë. Por mos harro kurrsesi të kesh një zemër të madhe. Zemërgjerësia nuk varfëron, përkundrazi të bën personin më të pasur në botë.

Lexo po ashtu:  Francezja “Les Echos” e cilëson lumin e Vjosës një “përrallë ekologjike”

Në gjithë këtë rrugëtim që duhet të ndërmarrësh në jetën tënde, bën mirë të mbash pranë njerëzit që do dhe të duan, sepse jeta kurrsesi nuk mund të kalohet dot i vetëm. Është e kotë ajo që thonë se njerëzit duhen pranë në vështirësi. Njerëzit duhen pranë edhe kur ndihesh mirë dhe nuk ke probleme, sepse koha është mbytëse. Nuk mund të kalohet dot në vetmi.

Nëse e ke provuar të kalosh ditë të tëra i vetëm në shtëpi, do të më besosh. Është e pamundur. Ne jemi njerëz dhe kemi nevojë për njerëz të tjerë pranë, sepse ajo që na bashkon është lumturia. Lekët nëse sot mungojnë, mund të vijnë nesër dhe anasjelltas. Ajo që ka rëndësi, është lumturia. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *