Asnjëherë nuk ka ekzistuar një shkollë e mirëfilltë për prindërit, siç e kuptojmë zakonisht, as një përzgjedhje e qartë bazuar në cilësitë dhe aftësitë e tyre. Shkolla e vetme dhe më efektive për prindërit është realizuar brenda familjeve duke përdorur kujtesën dhe përvojën e së kaluarës dhe sakrificën dhe shembullin e secilit komponent të rritur të familjes si prindërit, gjyshërit, xhaxhallarët apo motrave dhe vëllezërve më të mëdhenj.

Është gjithashtu e vështirë të përcaktohen karakteristikat e një prindi të mirë me masën e cilësive dhe aftësive të tij, gjithashtu sepse ekuilibri, dialogu, dashuria, mirësia, disponueshmëria, autoriteti, për të cilat do të flasim, nuk janë cilësi lehtësisht te matshme. Ashtu si qëndrimet negative janë të vështira për t’u matur, siç janë irritimi, ankthi, agresioni, ashpërsia e tepërt, ftohtësia, nervozizmi, lejueshmëria. Aq shumë, saqë, edhe nga pikëpamja juridike, është e vështirë të përcaktohet pa-vëmendshmëria e një prindi, përveç rasteve kur ekzistojnë elementë të degradimit ekstrem.

Sidoqoftë, është e nevojshme të jenë të qarta karakteristikat që duhet të ketë një prind i mirë dhe cilat nuk duhet të ketë. Në mënyrë që ai të merret si objektiv për t’u arritur, ndërsa të tjerat për aq sa është e mundur të zhduken nga mënyra e jetesës sonë, pa kërkuar kështu përsosmëri

Lexo po ashtu:  Nxitini fëmijët të studiojnë, jo të rrinë gjithë ditën me celular në duar…

Ekuilibri
Një prind i mirë e di se si t’i përgjigjet nevojave të fëmijëve në mënyrë të ekuilibruar

Disponueshmëria
Një prind i mirë duhet të ketë një disponueshmëri të gjerë ndaj fëmijëve

Prezenca
Një prind i mirë është i pranishëm dhe ndjek në mënyrë aktive zhvillimin fiziologjik të fëmijëve

Qëndrueshmëri dhe Harmoni
Një prind i mirë nuk shqetësohet nga problemet psikologjike dhe di të krijojë një marrëdhënie paqësore, harmonike dhe të qëndrueshme me fëmijët e tij.

Dashuria
Një prind i mirë është i dashur me fëmijët dhe e shfaq atë në mënyrë konstante

Dialogu
Një prind i mirë është i aftë të krijojë dialog efektiv, konstruktiv dhe produktiv me fëmijët

Sinqeriteti dhe Ndershmëria
Një prind i mirë e di se si të krijojë një marrëdhënie të sinqertë, të ndershme dhe besnike me fëmijët e tij.

Autoriteti
Një prind i mirë duhet të ketë autoritet pasi ai është shembulli dhe shtylla kryesore e formimit të personalitetit të fëmijës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *