“Premisa ime bazë është që nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, apo diçka që synon territorializimin, monoetnicitetin apo krijimin e urave për ndërhyrjen e Serbisë në punët e brendshme të Kosovës”, ka thënë Kryeministri i Kosovës, citon e pavarura MekuliPress.

“Asgjë nga këto, asnjëherë”, ka garantuar popullin Kurti.

“Nëse më pyesni a duhet zbatuar të gjitha ato marrëveshje që komuniteti ndërkombëtar pret që të zbatohen sepse janë miratuar nga legjislaturat e kaluara, përgjigja ime është po nëse janë në përputhje me legjislacionin dhe Kushtetutën e Kosovës”, tha ai duke iu referuar Nenit 10 të marrëveshejs.

“Më lejoni t’ju garantoj që asgjë e re që nuk ka qenë pranuar në marrëveshjet e kaluara, nuk është përshirë në marrëveshje”.

Mes tjerash ai tha edhe se po krijohen argumente të gabuara rreth nocioneve si “overcome the past” në Preambulë.

Ai tha se kjo i referohet Serbisë dhe se pikërisht në këtë ka instistuar kur ka kërkuar drejtësi tranzicionale. “Nuk është forget the past ose disregard the past”.

“Do të thotë se pikërisht palët do të adresojnë të kaluarën”.

Lexo po ashtu:  Qeveria do të shpallë konkurs për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”/ Kurti: Historia duhet të rrëfehet me dinjitet e krenari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *