Leonardo beson se këtë verë, s’do të ketë blerje si viteve të fundit deri në 100 milionë euro. Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, ka konfirmuar se klubi francez ka humbur së paku 200 milionë euro nga kriza e koronavirusit.

Ai e ka pranuar se për dallim me vitet tjera, afati kalimtar i verës do të jetë shumë shumë më ndryshe.
“Duhet të gjejmë zgjidhje të mira dhe jo shumë të shtrenjta”, ka thënë Leonardo. “Kemi humbur 200 milionë euro nga kriza e shkaktuar nga Coronavirus”.

“Me disa ndryshime të vogla, pavarësisht largimeve, niveli i skuadrës sonë do të mbetet i lartë. Nuk do të jetë e lehtë të zëvendësojmë lojtarë si Thiago Silva ose Cavani”. “Mbappe? Është e ardhmja e PSG-së. Nuk besoj se do të ketë transferime me vlerë 100 milionë euro. Askush nuk do të mund të shpenzojë kaq shumë para, as ne”.

Lexo po ashtu:  Japonia po planifikon thjeshtimin e formatit të Lojrave Olimpike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *