Grupi i Bënçës i ka ngritur një këngë hapjes së negociatave. Gazeta Temajep haberin e madh duke na dhënë edhe emrin e këngëtarit kryesor, atij që ia merr: Golik Ali Jaupi. 

Zakonisht me këngë popullore është kuptuar një këngë, apo grup krijimesh që janë pjesë e repertorit kulturor të një komuniteti të cilat nuk kanë një autor profesionist, por që kanë ngjashmëri në stil dhe tematikë. Zakonisht këto këngë riprodhoheshin si pasuri e përbashkët në dasma dhe vaje, ndaj edhe jehona e tyre i qëndron kohës. 

Si ta klasifikosh këngën për hapjen e negociatave? Popullore? Patjetër që jo, sepse Populli, edhe ky yni, madje sidomos ky Yni, ai ku ne dëshirojmë të bëjmë pjesë, është një gjë shumë serioze. Me popull do kuptuar jo një grumbull njerëzish në hapësirë dhe kohë, por një bashkësi që dallon nga disa vlera dhe tipare e që me kohën arrin të shquajë atë që duhet të ruajë dhe atë që duhet ta flakë si kalimtare. 

Lexo po ashtu:  "Çelësi" kinez që shpëton Rusinë nga sanksionet

Në këtë kuptim populli shqiptar, ai që përbën zemrën, është një gjë tepër tepër serioze pikërisht sepse kërcënohet në vijimiësi nga teprica e skorjeve që duket se favorizohen nga klima e mirë dhe një lloj tolerance që buron nga nevoja për të bashkëjetuar apo mposhtur hiperinflacionin e budallallëkut. 

Lexon titullin e këngës dhe temën e saj dhe të kap një siklet e sëkëlldi nga kjo shkarje në banalitete e një grupi që shpërdoron emrin e vet në atë zonë. 

Si mundet t’i ngrihet këngë çdo gjëje? Si mundet që të këndosh për një procedurë? Si mundet në fund fare që engledisesh me këngën tënde në këtë farë feje? 

Ose kënga është marrë shumë seriozisht si dukuri etno kulturore në këto anë, ose ky milet më në fund po prezantohet më në fund në vetë të parë për atë që është, duke i shpëtuar për hir të së vërtetës katalogimeve dashamirëse të të huajve dhe historiografisë vendase që njëherë e paraqesin si heroik, një herë me tradita, e një herë si të pashëm. 
Ana tjetër, ajo e pagdhendura, e trasha, e shëmtuara, po del me forcë në sipërfaqe duke kërkuar vendin e vet në panteonin e kombit të paktën për nga vëllimi. 

Lexo po ashtu:  BMW-ja më perfekte e policisë në ‘Autobahn’

Nëse do të kishim të bënim me një rast të izoluar atëherë edhe mund të kuptohej heshtja. Por ne kemi parë se polifonia labe i ka çjerrë gurmazët edhe me këngë për Sali Berishën, Edi Ramën, Tv Klanin, e mos gabojmë edhe për Romana Vlahutinin. 

Ndaj është koha që kënga popullore si e tillë të ripërkufizohet. Këto të mësipërmet nuk i njeh kush, ato janë këngë me sipërmarrje private. Kënga popullore – më saktë e popullarizuar – ajo që buçet dhe shenjon këtë kohë është tjetër gjë dhe dihet për çfarë është fjala. Dikush duhet të kujtohet edhe për këtë aspekt përpara se ta kapim veten si specie në zhdukje nga fëmijët tanë që me tangat lidhur në qafë dhe me tatuazhe edhe në gjuhë të konsiderojnë marrëdhënien me Ne si çështje të arkeologjisë. Në fund të fundit kënga e vërtetë nuk i përket vetëm një brezi, por nuk dihet se për ç’arsye budallallëku dhe mohimi janë mallra që ecin kaq shumë në këtë vend.

Lexo po ashtu:  LAJMI I FUNDIT: Edi Rama u dorëzon Francës e Gjermanisë një draft për Asociacionin në Kosovë, pa pyetur Kurtin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *