“Nuk të kam shiprtë” gati i bëriste një mama, djalit të saj rreh tre vjeç dhe nuk mjaftoi kjo, po iu drejtua dhe gjyshi “hiç mos ta kesh xhan se është djalë i keq. Asnjeri nuk duhet ta dojë këtë djalë të keq.” Fëmija shikonte i hutuar sa mamin po ashtu edhe gjyshin, por të dy të rriturit rrinin në këmbë e të nevrikosur dhe djali i vogël nuk duroi më dhe ja plasi të qarës me të madhe.

Qante i vogli, por të rriturit nuk lëkundeshin nga qëndrimi i tyre i ashpër e inatçor. Dikur mamaja e mori në krahë, por vazhdonte të sillej në të njëjtën mënyrë, ashpër e kërcënuese, duke i thënë: -po bëre prap kështu as unë dhe asnjeri nuk do të ketë xhan-. Fëmija i vogël përpiqej të kontrollonte të qarën dhe dënesën e tij për tu bërë “djalë i mirë” siç e donte mami dhe gjyshi. Për fat të keq këto shprehje janë të zakoshme në komunikimin prind fëmije apo i rritur i parritur, kur fëmija nuk u bindet apo bën sjellje “të pa denja” sipas standarteve të të rriturve. Sa herë i dëgjoj këto shprehje në rrugë apo në lokale po edhe ne zyrën time, pyes veten, a na shkon mëndja ne të rriturve se si i dëgjon dhe përfiton fëmija këto shprehje. Si ndihet fëmija kur dëgjon nënën që i thotë se “nuk do të kem xhan”. A u shkon në mendje prindërve dhe gjyshërve, se çfarë mund të pësojë fëmija kur dëgjon nga goja e nënës fjalët, që “nuk e ka xhan”. Fëmija di vetem nje gje shume mire, qe nuk jeton dot i vetem dhe pa sigurine e prinderve, sidomos të nënës, ai ndihet i humbur. Kujdes nena kur perdorni keto shprehje, që thajnë shpirtin e fëmijës dhe jo vetëm nuk lejojne dhembshurinë te behet menyre te njohuri dhe komunikimi me tjetrin dhe mjedisin, por edhe ushqejnë ndjesinë e të qenit i braktisur.

Lexo po ashtu:  Ky është tipari i përbashkët i fëmijëve të suksesshëm, s'ua merr mendja për çfarë bëhet fjalë

Braktisja nuk është thjeshtë një ndjenjë, por një strukturë psiqike që nuk lejon zhvillimin emocional të njeriut. Shkencëtarët që merren me studimin e fenomeneve të tilla, tërheqin vëmëndjen, se braktisja nuk është vetëm një proces fizik, efektin kryesorë e ka në psikikën e njeriut. Kjo mënyrë të perceptuari të vetes ndërtohet në fëmijëri. Dhe janë këto sjellje, si keqtrajtimi dhuna, fyerja, etiketimi, krahasimi, abuzimi, që krijojnë ato kushte, që zhdukin autenticitetin emocional të njeriut. Çdo njeri ka një gjë të vetëm, që vetëm ai e ka apo auentike, me të cilën do të zbulojë e ndërtojë sferën emocionale të tij. Një fëmijë, i cili kërcënohet në këtë mënyrë nga dy të rritur nuk edukohet, por vetëm trembet  dhe zhbëhet në veten e tij. Ky fëmijë vetem do te nenshtrohet dhe do të bëjë atë, që i kërkon i rrituri. Kur të rritet në shumicën e rasteve, ose do të jetë i nënshtruar, ose nuk do të mund ti bindet as vetes. Nena, edhe pse mund te jeni te lodhura apo ju ka pushtuar padurimi dhe bezdia, duhet ti zgjidhni fjalët që i drejtoni fëmijës, për më tepër vullneti për të komunikuar me fëmijën,është edhe mënyra më e mirë për të shmangur si besdinë edhe padurimin.

Lexo po ashtu:  Rëndësia e familjes, disa këshilla pse duhet kaluar sa më shumë kohë pranë saj

Lira Gjika – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *