Presidenti nacionalist i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se Serbia nesër do t’i përgjigjet Kosovës dhe Malit të Zi, kështu kanë raportuar mediat serbe.

Ai tha në një tubimin parazgjedhor në Kikindë se të gjitha efektet e luftës në Ukrainë dhe gjithçka që po ndodh në Evropë dhe në botë do të diskutohen në seancën e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Prisni gjithçka, sot qeveria e Malit të Zi, e këtë nuk e ka bërë as qeveria e Gjukanoviqit, ndaloi votimin në Berane dhe në disa vende për zgjedhjet tona, qeveria e Albin Kurtit kërkoi të njohim pavarësinë e Kosovës për të organizuar votimin. Kurti do të marrë përgjigje, e dini çfarë përgjigjen do ta marrin, përgjigjen e njerëzve seriozë dhe të përgjegjshëm, por do të ketë pasoja të mëdha”, tha Vuçiq.

Vuçiq ka paraqitur prognoza të këqija për vazhdimin e konfliktit në Ukrainë dhe ka vlerësuar se nuk përjashton konflikte shumë më të mëdha se sa vetëm konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

“Duhet të bëjmë çmos që njerëzit e papërgjegjshëm të mos na zhysin në diçka të tillë”, përfundoi ai.

Lexo po ashtu:  Kosova nuk luan ndonjë rol në fushatën e Serbisë

Në Serbi nesër në ora 12 do të mbahet seanca e Këshillit për Siguri Kombëtare.

Autoritetet serbe kanë njoftuar se temat që do të diskutohen përfshijnë refuzimin e Albin Kurtit për mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë, si dhe kërcënimet me sanksione ndaj Serbisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *