Bjellorusia paralajmëron Ukrainën se mund të ndërmarrë nisma kundër saj.

“Nëse Ukraina vazhdon përshkallëzimin kundër Bjellorusisë, Minsk nuk do ta lërë pa përgjigje”, tha presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, i cituar nga TASS.

Lukashenko është shprehur se, nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky refuzon të nënshkruajë një marrëveshje me Putinin, atëherë ai do të detyrohet të nënshkruajë një akt kapitullimi.

“Rusia i ofron Ukrainës një version absolutisht të pranueshëm të një traktati, këtë e di me siguri. Dhe është ende e mundur që tani të shihet se Ukraina dhe Rusia bien dakord dhe Zelensky të nënshkruajë këtë traktat me Putin”, tha udhëheqësi bjellorus.

“Nëse Zelensky refuzon ta bëjë këtë, atëherë, më besoni, ai do të duhet të nënshkruajë një akt kapitullimi brenda një kohe të shkurtër”, citon BelTA të ketë thënë Lukashenko në intervistë.

Sipas Lukashenkos, konflikti mund të ndalet ose nga Rusia dhe Ukraina përmes një ” marrëveshjeje dhe nënshkrimit të një traktati”, ose nga SHBA “duke i dhënë një komandë udhëheqjes ukrainase”.

Lexo po ashtu:  Reklamë turistike për Kosovën në gjuhën gjermane

“Nëse amerikanët do ta bëjnë këtë, atëherë BE-ja dhe të tjerët – do t’i bashkohen menjëherë hapit të SHBA-së dhe do të mbështesin vendimin e saj. Prandaj, ka dy forca – Rusia dhe Ukraina. Ose Amerika”,  tha Lukashenko në një intervistë për TBS të Japonisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *