Michael Carpenter, ambasador i Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), thotë se propozimet për sigurinë evropiane, që Rusia ia dërgoi Perëndimit para pak ditësh, janë një rrugë drejt një rendi të ri botëror të rrezikshëm.

Duke folur për radion “Evropa e Lirë”, Carpenter thotë se parimet kyçe, si sovraniteti dhe integriteti territorial i shteteve, janë të panegociueshme.

“Nëse fillojmë të ndjekim rrugën e negociatave mbi parimet thelbësore të rendit ndërkombëtar, atëherë do të përfundojmë në një botë ku fuqia bën ligjin dhe raketat, tanket e trupat vendosin nëse një vend duhet të zgjedhë të ardhmen e tij”, tha Carpenter.

Moska i kërkon NATO-s të ndalojë zgjerimin drejt lindjes dhe të tërheqë trupat dhe armatimet nga Evropa Lindore dhe Qendrore. Ndërkohë mbi 100 000 ruse janë vendosur në afërsi të kufirit me Ukrainën. Perëndimi e sheh këtë si hapi i parë i pushtimit rus.

Paralel me tensionin në kufirin Rusi-Ukrainë por zhvillohen edhe negociatat mes Moskës dhe Perëndimit. Kërkesat e Rusisë mbi sigurinë, janë rrëzuar, ndërkohë që ajo mohon planet për një pushtim të mundshëm të Ukrainës.

Lexo po ashtu:  Koronavirusi, Presidenti Trump: Shkollat në vendin tonë duhet të hapen sa më shpejt

SHBA-të dhe Europa paralajmërojnë sanksione të ashpra ekonomike, nëse hidhet edhe një hap tjetër drejt pushtimit të Ukrainës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *