“Element i krimit, partishmërisë, korrupsionit dhe lidhjeve familjare është i ngulitur thellë në pushtetin e Republikës. Nuk ka fushë pothuajse që nuk është e ndikuar nga këto dukuri tejet negative. Kryesisht bazë e shtetit juridik është sistemi i drejtësisë dhe të fushës së luftimit të krimit. Në këto dy fusha, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë madje edhe më thellë, kërkohet të futet në veprim një sistem i thellë i spastrimit dhe i përzgjedhjes”, thotë Kelmendi.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi ka reaguar rreth vendimit të fundit që ka ndërmarr Qeveria e Kosovës në shumë fusha, duke shkarkuar njerëz të mandatit të kaluar të emëruar nëpër borde të ndryshme, sekretar ministrish e deri te anulimi i konkursit për noterët nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Këto veprime, sipas Kelmendit akoma janë veprime sipërfaqësore dhe populliste, prandaj duhet përshpejtuar edhe procesin Vetting-ut për ta luftuar seriozisht krimin dhe korrupsionin e shtresuar me vite në të gjitha nivelet e institucioneve, nga niveli lokal deri në atë qendror.

Lexo po ashtu:  Trump: SHBA është “e gatshme” për t’u përgjigjur nëse Irani sulmoi fushat e naftës Saudite

“Masat e marra nga Qeveria Kurti kanë karakter popullsitë dhe nuk ndërhyjnë në thelbin e çështjes, në atë të luftimit të krimit dhe të korrupsionit. Ata nuk e ndryshojnë gjendjen. Element i krimit, partishmërisë, korrupsionit dhe lidhjeve familjare është i ngulitur thellë në pushtetin e Republikës. Nuk ka fushë pothuajse që nuk është e ndikuar nga këto dukuri tejet negative. Kryesisht bazë e shtetit juridik është sistemi i drejtësisë dhe të fushës së luftimit të krimit. Në këto dy fusha, përkatësisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Drejtësisë madje edhe më thellë, kërkohet të futet në veprim një sistem i thellë i spastrimit dhe i përzgjedhjes. Ky është një sistem i gjerë. Këtu bënë pjesë i tërë aparati i sigurisë si policisë, AKI, agjencitë e Anti-Korrupsionit, prokuroria dhe të gjitha nivelet e gjyqësorit. Në këto fusha nuk ndikon fare anulimi i një vendimi, sikurse ishte Konkursi për Noteri, sepse ky është vetëm maja e Eisbergut, e jo baza”, thotë Kelmendi.

Ai kërkon më urgjencë që përtej këtyre veprimeve, pa vonesë të fillohet të hartohet, por edhe të zbatohet ligji Vetting, ashtu sikur që është premtuar edhe në fushatë zgjedhore po nga këta partner politikë që tani po e qeverisin vendin, LVV dhe LDK.

Lexo po ashtu:  Trump prezanton planin e paqes për Lindjen e Mesme: Jeruzalemi kryeqytet i bashkuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *