Ish-Kryeministri Sali Berisha ka qenë dje i ftuar në një emision televizv në Euronews Albania, ku ka folur për zhvillimet politike në vend.

Përveç protestave dhe situatës së krijuar me to, z. Berisha ka zbuluar disa episode të reformës në drejtësi. Sipas tij, Partia Demokratike bëri një marrëveshje xhentëlmenësh me dy ambasadorë sipas të cilës përveç ndryshimeve kushtetuese edhe ligjet organike që pasonin do të miratoheshin me konsensus. Në këtë kuadër PD-ja dha dakordësinë për miratimin e ndryshimeve të 21 gushtit por që më pas nuk u pasua nga konsensusi i premtuar.

Më keq akoma, z. Berisha ka deklaruar po ashtu se dy ambasadorë i kanë kërkuar atij në zyrë që të gjithë subjektet e vettingut të mos ankoheshin në Gjykatën Kushtetuese, duke propozuar kështu një reformë që ecën në shkelje të një prej parimeve bazë që është e drejta për të latur një proces të drejtë. Z. Berisha ka shtuar se kjo kërkesë është hedhur poshtë nga PD-ja. Ndonëse nuk ka përmendur emra, është thuajse e sigurtë se ambasadorët për të cilët flitet janë dyshja Lu-Vlahutin, të përfshirë në mënyrë shumë kompromentuese me deformimin e reformës në drejtësi.

Lexo po ashtu:  Paralajmëron Xi Jinping: Përtëritja e kombit kinez ka hyrë në një kurs historik të pakthyeshëm

I pyetur mbi mundësinë e shpërndarjes së Parlamentit, z. Berisha ka deklaruar se në kushtet kur Parlamentit i mungojnë mbi 20 deputetë, pra kur ai nuk ka 140 deputetë siç parashikon Kushtetuta, ai ka cenuar parimin e përfaqësimit dhe si i tillë ose duhet të deklaronte shkrirjen, ose atëherë është presidenti duhet të veprojë.

Për mua Presidenti është i vonuar në këtë drejtim, tha Berisha.

Ish-Kryeministri ka sqaruar edhe se ku konsiston ndoshta në terma konkretë premtimi i Ilir Metës për shkrirje dhe hyrje fizike në Parlament. Sipas tij mjaftojnë 3000-4000 njerëz të vendosur që të mos lejojnë hyrjen në institucione që vendit t’i diktohen zgjedhje të parakohshme.

Ndonëse ka folur shpesh për revolucion, ai ka përsëritur se Partia Demokratike do të vijë në pushtet vetëm me zgjedhje, duke lënë të kuptohet se çdo formë revolucioni është një hap i ndërmjetëm drejt imponimit të zgjedhjeve të parakohshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *