Kërmijtë janë të shpifur dhe jargët e tyre edhe më të shpifura. Por ato kanë veti shumë të mira për të hidratuar trupin dhe madje për të shëruar disa plagë.

Studiuesit e mjekësisë thonë se kërmilli mund të jetë elementi kryesor i disa përbërjeve me të cilat trajtohet fytyra. Jargët e kërmillit ose mucina e kërmillit, është e përbërë nga elemente ushqyese për lëkurën, si: acidi hialuronik, glikoproteina, proteoglikane dhe agjentë antimikrobialë. Ato nxisin prodhimin e kolagjenit dhe elastinës duke bërë parandalimin e rrudhave.

Siç thamë edhe më lart jargët e kërmillit riparojnë dëmtimet e lëkurës dhe largojnë shenjat e akneve duke rigjeneruar lëkurën. Në Tailandë dhe Japoni këto trajtime janë shumë të përdorura, por thuhet se të parët që e zbuluan vlerën e tyre ishin fermerët italianë në vitet 1980. Ata binin shpeshherë në kontakt me jargët e kërmijve dhe gërvishtjet ose prerjet e vogla mbi duar u shëroheshin më shpejt.

Lexo po ashtu:  Llojet e burrave me të cilët nuk duhet të krijoni marrëdhënie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *