Që veshi të funksionojë normalisht duhet që kanali që lidh hundën me veshin të jetë funksional. Veshi oksigjenohet nëpërmjet hundës dhe kjo është arsyeja që kanali që lidh veshin me hundën, tubi i  Eustachit, duhet të jetë sa më i lirshëm.

Në momentin e bllokimit nga gripi apo virozat e stinës, ndodh që në fazën virale të kemi disa shenja klinike si: bllokimi i hundëve, sekrecione nga hundët, tështima etj. Këto shenja mund të zgjasin 5 – 7 ditë. Kur tubi i Eustachit bllokohet si rezultat i këtyre shenjave klinike të kësaj viroze, atëherë fillon edhe infeksioni i veshit.

Infeksioni i veshit mund të përmirësohet/shërohet vetë në 24 – 28 orët e para duke u rivendosur funksionimi i hundës. Por, nëse kjo nuk ndodh ne kemi nevojë për ndërhyrje nga jashtë, me medikamente, për të hapur kanalin që lidh hundën me veshin, në mënyrë që të lirohen hundët dhe të mjekohet veshi.

Doktoresha, çfarë kujdesi duhet të tregojmë gjatë sezonit të dimrit për shëndetin e fytit dhe hundëve?

Në rastin e gjendjes virale ka persona të cilët si rezultat i virozave të shpeshta, bëjnë edhe infeksione të shpeshta të veshit. Prandaj në rastin e bllokimit të hundës duhet të fillojmë në mënyrë të menjëhershme spray nazalë që mund të jenë fiziologjikë-hipertonikë apo dekongjensionantë. Këto spraje kanë përbërës të cilët arrijnë të lirojnë mirë hundën.

Ka persona që nga viroza të shpeshta kalojnë në komplikacione të tjera të gripit, të cilët nga ana ORL mund të jenë sinusitet, rinitet, otitet. në momentin që këto ndodhin për një kohë të gjatë, gjatë gjithë stinës së dimrit do të rekomandoja që të bëhej edhe vaksina e gripit në mënyrë që faza virale që është fillimi i gjithë kësa tabloje klinike të mos fillonte. Prandaj kujdesi fillestar duhet të jetë në rastin e virozave, në mirëfunksionimin e kanalit që lidh hundën me veshin dhe në dhimbjet e fytit sepse infeksioni mund të kalojë dhe nga fyti në vesh. Në dhimbjet e fytit, gjatë gjendjeve virale të përdoren spraje të ndryshme anti – septikë. Një spraj i mirë është Lysobact me lizozimë që përdoret në rastet e infeksioneve akute, kronike, virale, bakterial dhe mykotike. I përdorim këto spraje që të mos kalojmë direkt në përdorimin e  antibiotikëve por ta kalojmë fazën virale me qetësues të simptomave të gripit dhe me rritës të imunitetit.

Lexo po ashtu:  Bini në peshë duke ngrënë mjedra

Do të rekomandoja që gjatë kësaj kohe të përdoren edhe preparate të cilët mund të ndihmojnë për rritjen e imunitetit , siç janë multivitaminat e ndryshme ose preparate të reja që kanë hyrë që funksionojnë në trajtën e vaksinave natyrale për të rritur imunitetin e organizmit.

Për sa i përket tendencës për të pirë lëngje të ngrohta apo të ftohta gjatë periudhës së gripit, ju çfarë këshilloni?

Në rastin kur personat kanë streptokokun beta hemolitik ose kur bëjnë infeksione të shpeshta gjatë gjendjeve virale, nuk rekomandohet përdorimi i substancave apo lëngjeve as shumë të ngrohta as shumë të ftohta por  rekomandohet që ato të jenë në temperaturën e ambientit.

Nuk ka një lidhje mes temperaturës së lëngjeve që konsumojmë dhe qetësimit të shenjave virale. Janë preparate të tjera ato që ndihmojnë, të cilat mund të jenë anti – histaminikët, sprajet oral anti – septikë etj. Çdo besim i tillë se temperatura e lëngjeve ( sidomos ato të ngrohta) ndihmon në kalimin e simptomave të gripit ngelet në kuadrin e një legjende, një besimi të krijuar nga populli.

Lexo po ashtu:  Çaj nga fletët e dafinës: Ndihmë e mirë dhe e papritur për shërimin e diabetit të tipit 2!

A mund të ndodhë që nga gripi të shfaqen komplikacione më të rënda?

Komplikacionet e gripit në rastet kur personat kanë dhe probleme nga ana anatomike dhe funksionale si për shembull devijacioni i perdes ndarëse të hundës, mishi i huaj në hundë tek fëmijët (vegetacio adenoid), tonsilitet hipertrofike dhe kronike mundet që komplikacione si otitet të jenë më të shpeshta.

Komplikacione të tjera janë rinitet bakteriale, te cilat shoqërohen me sekrecione të verdha, jeshile nga hundët dhe trashje të sekrecioneve. Nëse këto komplikohen pastaj me dhimbjet e kokës, dhimbjet në zonën e faqeve, në rrënjën e hundës, te vetullat dhe temperaturë mund të japin sinusitet. Nga gjendja virale mund të kalohet në fazën bakteriale duke kaluar në faringite, që janë më të shpeshta dhe tonsilite bakteriale. Në fazën bakteriale është e nevojshme të bëhen trajtime më të hollësishme, me antibiotikë.

Si mund të ndihmojmë çlirimin e rrugëve të frymëmarrjes te fëmijët e vegjël, pa i dëmtuar ata?

Nëse fëmija ka një patologji tjetër që ndikon në vështirësinë në frymëmarrje te fëmija, siç është për shembull mishi i huaj në hundë apo bajamet hipertrofike, rekomandohet që fillimisht të bëhet një vizitë te mjeku ORL që të shikohet nësë kjo vështirësi në frymëmarrje vjen nga këto probleme anatomike apo është si pasojë e gjendjes virale.

Nëse shkaktohët nga gjendja virale, ne mund ta qetësojmë me preparate që janë në formën e shurupave me anti – histaminikë brenda ose me dekongjensionantë nazalë nga hunda, me spraje hipertonike, solucione fiziologjike hipertonike. Solucionet fiziologjike hipertonike mund të përdoren për një kohë të gjatë dhe nuk krijojnë varësi te fëmijët ndërsa preparatet siç janë oksimetazolina, operili përdoren për një periudhë më të reduktuar, 7 – 10 ditë dhe pastaj ndërpriten. Kemi dhe kombinime që mjekët ORL i bëjnë me solucione të ndryshme për tu pastruar nga sekrecionet. Janë dhe shurupet e ndryshme si shurupet kundër kollës, që mund të jenë si për kollë të thatë edhe për kollë me sekrecione dhe preparatet me multivitamina për të rritur imunitetin. Ka preparate me bimë të ndryshme si për shembull ekinacea, që mund të merren çdo mëngjes gjatë gjithë stinës së virozave për të rritur imunitetin, për ta kaluar më mirë dhe pa komplikacione këtë periudhë.

Lexo po ashtu:  Covid-19, shkak për shfaqjen e diabetit

Ndërsa në rastet kur fëmija ka dhe një patologji që e mban të gjallë problemin me frymëmarrjen do të rekomandohej të bëhëshin ndërhyrje si heqja e mishit të huaj në hundë apo reduktimi i bajameve të zmadhuara, nëse nuk ka streptokokun. Pra me fëmijë të ndryshëm përdoren mënyra të ndryshme për çlirimin e rrugëve të frymëmarrjes, gjithmonë duke u konsultuar me mjekun ORL.

Këshilla për një shëndet sa më të mirë të veshit, hundës dhe fytit.

  • Ushqehuni në mënyrë të shëndetshme.
  • Mos konsumoni lëngje që përmbajnë konservantë, mundohuni të pini sa më shumë lëngje frutash.
  • Përdorimi i multivitaminave, sidomos atyre me origjinë bimore, gjatë stinës së dimrit që të keni një imunitet sa më të lartë në mënyrë që t’i përballojni më mirë virozat e stinës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *