Besnik Pula dhe Veton Surroi, janë dy emrat favoritë që të jenë ambasador të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gazeta Metro ka mësuar nga burimet brenda MPJ’së, se Pula dhe Surroi janë dy emrat që do të jenë të mundshëm ta zëvendësojnë Vlora Çitakun si ambasador në SHBA.

Besnik Pula aktualisht është asistent profesor në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin Virginia Tech të SHBA’së.

Po ashtu ai njihet se përkrahës i madh i Vetëvendosjes dhe kishte ftuar që të votohet kjo parti në zgjedhjet e 6 tetorit, kurse gjatë 2018 kishte mbajtur edhe një ligjëratë para aktivistëve të VV’së.

Kurse Veton Surroi njihet si publicist dhe kritik i madh, ai ka përkrahur Albin Kurtin që të fiton zgjedhjet e 6 tetorit, po ashtu kujtojmë se Surroi kishte qenë edhe i shef i Partisë ORA dhe i grupit KOHA.

Kujtojmë se ambasadorja Vlora Çitaku ka deklaruar se do ta respekton vendimin e Qeverisë Kurti dhe ajo do të liron pozitën që po e mban tani si ambasadore në Uashington

Lexo po ashtu:  RrGK: Të ndalen sulmet ndaj Vjosa Osmanit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *