Këta pesë artikuj duhet patjetër t’i eliminojmë nga menyja!

Shpesh gjatë orarit të punës, për shkak se punët duhet t’i kryejmë shpejt dhe për shkak të vëllimit, marrim për të ngrënë ndonjë kafshatë e cila na ndodhet “më afër” dhe na duket “më e lehtë”, shpesh duke menduar që i bëjmë mirë shëndetit tonë.

Nëse dëshironi të hani shëndetshëm, lexoni deklaratat në produkte dhe informohuni për prejardhjen e disa artikujve.

Megjithatë, gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken.

1. Smoothie pemësh

Vetëm për shkak që përmbajnë shumë pemë, nuk do të thotë që smoothiet janë të shëndetshme. Paketimi industrial i atyre pijeve “të shëndetshme” është plot kalori dhe sheqer.

Gjysmë litri smoothie pemësh mund të ketë edhe deri në 50 gramë sheqer, gjë që është e ngjashme me sasinë e njëjtë të pijeve me gaz, andaj do të ishte më mirë që vetë ta përgatisni pijen tuaj të pemëve.

2. Fjolla drithërash

Në 200 gramë fjolla drithërash mund të ketë dhjetëra gramë sheqer dhe deri në katër gramë yndyrë. Ushqimi i bazuar në përqendrimin e lartë të sheqerit dhe në pak albumina mund të çojë deri në rënie të energjisë dhe sulme të vrullshme të urisë.

Lexo po ashtu:  Kriza e moshës. Si të ndiheni mirë me veten?

Në vend të kësaj, zgjidhni fjolla nga drithërat integrale të cilat trupit i japin më shumë energji dhe kombinoni me burimet e mira të proteinave siç është jogurti.

3. Pijet energjike

Pijet energjike janë bërë të zakonshme si zgjedhje e parë te aktivitetet fizike dhe shkuarja në palestër. Mirëpo, ato pije janë plot sheqer, të cilat japin energji afatshkurtër pas ushtrimeve.

Studimet e reja thonë që pirja e ujit është zgjedhje shumë më e mirë për kompensimin e lëngjeve për shkak të djersitjes, ndërkaq muskujt e lodhur i ushqeni me 20 gramë proteina.

4. Ushqimi i zvogëlimit të yndyrave

Artikujt dietalë, përkatësisht ushqimi industrial, me sasinë e zvogëluar të yndyrave nuk i kontribuojnë humbjes së kilogramëve as përmirësimit të gjendjes shëndetësore të individit.

Kryesisht fjala është për trukun e marketingut. Bashkë me këtë, yndyrat janë të domosdoshme për organizmin e njeriut, ndërkaq posaçërisht ato të cilat vijnë nga burimet e mira siç janë frutat arrore, peshku dhe avokadoja.

5. Ushqimi pa luten

Nëse nuk vuani nga celiakia, shanset janë të vogla që në ushqim t’ju dëmtojë gluteni.

Lexo po ashtu:  Warren Buffett për investimet në kohë trazirash: Mos kurseni kurrë para gjatë një lufte, investoni. Por kujdes ku!

Ushqimi pa këtë proteinë e cila zakonisht gjendet në grurë, elb dhe tërshërë, është bërë trend ushqimor dhe burim gjithnjë e më i madh i fitimit në botë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *