Nuk ka si të mohohet se me rritjen e moshës fillon të bëhet më e vështirë të humbasësh peshën rreth belit. Por me veprimet e duhura dhe me pak motivim, mund t’i mposhtësh hormonet që luhaten dhe metabolizmin që bie, duke transformuar trupin dhe shëndetin.

Ushqimet e duhura dhe aktiviteti fizki janë mënyrat më të mira dhe të shpejta për të ndryshuar trupin tuaj.

Hapi 1: Aktiviteti fizik

Çelësi drejt suksesit me ushtrimet fizike është qëndrueshmëria. Keni nevojë për një plan të thjeshtë që fillon ngadalë, shtohet ndërkohë që ju bëheni më të fuqishëm, dhe nuk ka nevojë për shumë punë dhe përpjekje. Vendosini qëlllim vetes të ushtroni për rreth 20 minuta për çdo herë që ushtroheni, duke përdorur rutina që mund t’i përshtasni sipas mundësive tuaja.

Tonifikim dhe forcim i të gjithë trupit: Studimet tregojnë se ngritja e peshave mund të bëjë një ndryshim domethënës në mënyrën se si trupi juaj duket dhe ndihet, e për këtë arsye trajnimi i forcës duhet të jetë një pjesë e rëndësishme e planit tuaj për të rënë në peshë.

Lexo po ashtu:  Ushqime të pasura me biotinë, vitamina B që ju bën mirë për flokët, lëkurën dhe thonjtë

Shtrijeni trupin: Disa ushtrime të lehta që mund të cilësohen dhe si nxemje, do të bëjnë që të lironi tensionin në trupin tuaj dhe të përmirësoni fleksibilitetin.

Ushtrimet e shpejta: përveç ushtrimeve të forcës dhe shtrirjeve përfshini në rutinë tuaj dhe ushtrime që kërkojnë shpejtësi, me intervale të shkurtra, në mënyrë që të shpejtoni metabolizmin dhe të digjni kalori.

Hapi 2: Ushqehuni shëndetshëm

Mundohuni të konsumoni ushqime si fruta dhe perime të freskëta, drithëra dhe ushqime proteinike si thjerrëza, peshq dhe pulë, dhe të shmangni sa më shumë të jetë e mundur ushqimet e procesuara. Kur ushqeheni në këtë mënyrë, do ta mbushni automatikisht pjatën tuaj me ushqime të mbushura me lëndë ushqyese që japin energji, ndërtojnë muskuj dhe luftojnë sëmundje që shkaktojnë inflmacion.

Gjithashtu, në këtë mënyrëju do të reduktoni sheqerin dhe kaloritë ekstra, edhe pa e kuptuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *