Ditët e sotme, përdorimi i rrjeteve sociale ka bërë që të ndajmë së tepërmi me të njohurit tanë. Ky fenomen ka elemente si pozitive ashtu edhe negative. Megjithatë, këshillohet të jeni diskret në ndarjen e përjetimeve tuaja në mediat sociale, pasi situata të cilat mund t’i ndani me njerëz të afërm e me miq mund të mos jenë të përshtatshme për tu ndarë me kolegët e zyrës.

9 gjëra rreth jush që nuk duhet t’i dijë askush në punë

Çfarë mendoni për kolegët, nëse është diçka jo pozitive. – Nëse nuk ju pëlqen dikush në punë, nuk ka arsye t’ia bëni të ditur këtë gjë. Mbajeni për vete. Kjo thjesht do të thotë që po silleni qytetarisht e me mirësjellje me atë person e nuk po i jepni shenjë mospëlqimi.

Që urreni punën /shefin /zyrën/ kolegun tuaj. – Nuk keni arsye pse t’i bëni dikujt të ditur se nuk e duroni dot shefin apo kolegun e zyrës tuaj. Nëse vërtet keni një problem, shkoni te zyra e BNJ ose gjeni një punë të re. Por, mos flisni rreth kesaj ngjarje. Ndonjëherë, edhe njerëzit që duken të afërt mund t’ju krijojnë probleme.

Lexo po ashtu:  Shkencëtari shkodran që la gjurmë në universitetet e Suedisë

Arsyeja pse nuk po mbaroni dot një punë. – Kushdo i urren justifikimet. Nëse dëshironi të rriteni profesionalisht, duhet të mbani përgjegjësi për punët tuaja. Askujt nuk i intereson nëse ju nuk fjetët mirë apo patët një zënkë me dikë. Vetëm në raste madhore – një sëmundje serioze, vdekje, aksident, mund të justifikoheni për detyrimet tuaja.

Probleme shëndetësore. – Nëse keni një problem shëndetësor që mund të ndikojë në përformancën tuaj në punë, prezencën apo anën morale duhet patjetër t’ua shpjegoni kolegëve tuaj. Por mos u tregoni detaje të gjendjes suaj shëndetësore.

Pagesa. – Ndërkohë që disa kompani ndjekin politika transparente të pagës, kini parasysh se njohja e të ardhurave mujore të kolegëve mund të krijojë edhe ndjesi të pakëndshme si xhelozi. Është e rrezikshme të kalosh jetën duke u krahasuar me të tjerë. Rezistojini kuriozitetit për të ditur e pyetur.

Pse ju nevojitet një rritje rroge. – Nëse kërkoni një rritje rroge, kini parasysh ta bëni kërkesën mbështetur në arsyet pse ju meritoni një rritje e jo pse ju nevojitet. Tregoni pse e meritoni, duke listuar arritjet dhe vlerat tuaja.

Lexo po ashtu:  Shkenca tregon se çka duhet të bëni pas një ndarjeje të dhimbshme

Mërzitja. – Nuk është e dëshirueshme të qëndrosh me njerëz të mërzitur gjithë kohën. Gjithashtu, i largon njerëzit prej jush. Mundohuni ta evitoni.

Se jeni duke kërkuar për punë. – Nëse po mendoni të ndërroni punë, mos ua tregoni këtë kolegëve apo shefit tuaj. Shefi juaj do të fillojë të gjejë një zëvendësues për ju. Tregohuni diskret, në të kundërt rrezikoni të ngeleni pa punë para se të keni fituar pozicionin e ri të punës.

Për cilën parti politike votuat. – Mundohuni t’i evitoni diskutimet politike me kolegët apo shefin tuaj. Ju nuk i dini opinionet politike të njerëzve që ndikojnë në karrierën tuaj. Këto diskutime mund t’ju çojnë në shumë lloje problemesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *