Koronavirusi, sëmundje kjo që çmendi botën, ka ngjallur shumë pikëpyetje tek popullata, ndërsa këto janë pyetjet më të shpeshta që i kanë bërë njerëzit.

1. Çfarë është koronavirusi dhe çfarë simptomash ka?

Koronaviruset janë familje e madhe virusesh që shkaktojnë infeksion të rrugëve të frymëmarrjes nga i ftohti i zakonshëm deri te gjendje më të rënda. Lloji i ri i koronavirusit u përhap në Wuhan të Kinës në fund të vitit 2019.

Simptomat e zakonshme janë temperatura, lodhja dhe kolli i thatë. Disa mund të kenë edhe dhimbje koke dhe fyti, rrufë, apo heqje barku (diarre). Simptomat zakonisht fillojnë të buta. Disa mund të infektohen dhe të mos shfaqin shenja apo të mos sëmuren.

Shumica (80 për qind) shërohen pa nevojë për trajtim të veçantë. Nga të prekurit me koronavirusin e ri, rreth 1 në 6 prej tyre pësojnë vështirësi në frymëmarrje.

Më të rrezikuarit janë të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje të tjera si sëmundje të zemrës, tensioni, apo diabeti. Deri më tani rreth 2 për qind e të prekurve ka humbur jetën.

Lexo po ashtu:  Ndikimi i vitaminave C dhe D në sistemin imunitar

2. Si përhapet koronavirusi?

Koronavirusi mund të përhapet nga një person i infektuar përmes kontaktit me spërklat e rrufës, tështitjes apo kollitjes së tij, të cilat mund të mbeten në objekte, apo në duar.

Kontakti dhe prekja dhe më pas me duar të palara e syve, hundës apo gojës mund të sjellë infektimin. Mendohet se virusi transmetohet më tepër përmes kontaktit se sa nga ajri, por këshillohet të qëndrohet të paktën 1 metër larg një personi që është i sëmurë.

3- Çfarë të bëjmë për t’u mbrojtur nga koronavirusi?

Informohuni nga burime zyrtare dhe të konfirmuara rreth përhapjes dhe zhvillimeve të virusit. Lani shpesh dhe rregullisht duart me sapun ose preparate me bazë alkoholi. Qëndrojini rreth 1 metër larg dikujt që paraqet simptoma të ngjashme me gripin. Shmang prekjen e syve, hundës dhe gojës. Qëndro në shtëpi nëse nuk ndihesh mirë.

4. A duhet të mbaj maskë?

Ata që nuk kanë simptoma, si kollitja, nuk kanë nevojë për maskë. Këshillohet që maskën ta mbajnë ata që kanë simptoma dhe sidomos punonjësit e shëndetësisë të cilët mund të kenë kontakte me shumë njerëz. Për mënyrat e mbrojtjes ndiq këshillat e mësipërme.

Lexo po ashtu:  Temperaturat e larta, kujdes të brendshmet dhe laptopin!

5. Sa shanse kam të prekem nga koronavirusi?

Rreziku varet nga kontakti me personat të cilët mund të vijnë nga zonat e infektuara. Aktualisht 99 për qind e rasteve që janë pikasur kanë qenë në Kinë.

6- Çfarë është inkubacioni i virusit dhe sa zgjat ai?

Periudhë e inkubacionit është koha e prekjes dhe shfaqjes së simptomave të virusit. Periudha e përgjithshme e inkubacionit të koronavirusit është nga një ditë deri në 2 javë (14 ditë), por që zakonisht kjo varjon te 5 ditëshi.

7- A mund të marr koronavirusin prej kafshëve shtëpiake?

Jo, nuk ka asnjë rast që lidh infektimin me kafshët shtëpiake, si mace apo qentë.

8- A kanë efekt antibiotikët në parandalimin apo trajtimin e koronavirusit?

Jo, antibiotikët nuk bëjnë punë kundër viruseve, ato janë të efektshëm vetëm për infeksionet që shkaktohen nga bakteret. Sëmundja e COVID-19 shkaktohet nga virus, prandaj antibiotikët nuk bëjnë. Ato mund të përdoren vetëm nën udhëzimin direkt të një mjeku specialist.

9- A ka vaksinë, ilaç apo trajtim për koronavirusin?

Lexo po ashtu:  Do të parandaloj sëmundjen sa herë që mundem, sepse parandalimi është më mirë se kurimi / Çfarë është betimi i Hipokratit, kodi i etikës së mjekëve

Ende nuk ka vaksinë dhe ilaç “antiviral” për ta parandaluar apo trajtuar koronavirusin. Organizata të ndryshme të shëndetësisë po punojnë për të zhvilluar sa më parë preparate të tilla. Megjithatë të prekurit mund të trajtohen për të lehtësuar simptomat, ndërsa ata me gjendje më të rëndë duhet medoemos të shkojnë në spital.

Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur është parandalimi, për të cilin ndiq këshillat më lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *