A ka ndonjë gjë më të thjeshtë se tharja e flokëve pas një dushi? Kjo mund të duket vërtet e thjeshtë, por ky proces ka truket e veta

Distanca që keni më tharësen, temperatura e saj dhe gjëra të tilla, mund t’ju dëmtojnë.

Bright Side na tregon gabimet që ju bëni kur thani flokët. Nga sonte mos i bëni më në mënyrë që të keni flokë të shëndetshme:

Tharja e flokëve vetëm me ajër të nxehtë

Pothuajse të gjitha tharëset kanë edhe ajrin e ftohtë dhe ky nuk është një gabim i prodhuesve të tyre. Kur thani flokët gjithmonë miksojeni ajrin e nxehtë me të ftohtin. Ajri i ngrohtë do të ngadalësojë avullimin e lagështirës, çfarë do të thotë që kaçurrelat tuaja do të zgjasin më shumë.

Mbajtja e tharëses në mënyrë jokorrekte

Mbajtja e tharëses me dorën tuaj dominuese duket të jetë mjaft e natyrshme – kjo është ajo që shumë njerëz bëjnë. Por është e gabuar, sepse keni nevojë për forcën dhe shkathtësinë e kësaj dore për modelin e flokëve. Kalojeni tharësen në dorën e majtë, pasi kjo do t’ju ndihmojë të kontrolloni më mirë procesin, të punoni me krehër në mënyrë më efikase dhe të shpenzoni më pak energji në përgjithësi.

Lexo po ashtu:  Fytyrat e njëjta të çdo 8 marsi

Tërheqja e flokëve poshtë

Nëse dëshironi të keni volum në flokët tuaja mos e mbani tharësen në këtë mënyrë. Krehjen e flokëve bëjeni nga lart sepse, do të keni një model më voluminoz.

Mbajtja e tharëses shumë afër kokës suaj

Nëse e mbani tharësen afër kokës, jo vetëm që do t’i bëni flokët më të brishtë, por gjithashtu mund të digjni lëkurën e kokës 30 cm është distanca e rekomanduar që duhet të mbani mes tharëses dhe kokës suaj.

Mos e mbani peshqirin shumë gjatë

Mos i thani flokët me një peshqir për më shumë se 30 minuta, veçanërisht nëse është prej pambuku. Grimcat e kësaj pëlhure krijojnë efektin e fërkimit dhe i bëjnë flokët më të ndjeshme gjatë tharjes së mëvonshme. Zgjidhni një peshqir më të butë të bërë nga mikrofibra dhe mbani flokët tuaj të mbështjellur jo më shumë se 10 minuta.

Mos dilni jashtë menjëherë

Pasi të keni mbaruar tharjen e flokëve, përpiquni të qëndroni brenda për pak kohë, shkruan Class. Një ndryshim drastik në temperaturë do të ndikojë negativisht jo vetëm në volumin e flokëve tuaj, por gjithashtu mund të dëmtojë lëkurën e kokës suaj. 

Lexo po ashtu:  Nuk është e lehtë të duash një femër kokëfortë, por femrat kokëforta janë bashkëshortet më të mira. Këto janë arsyet pse…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *