Nëntëdhjetë e një ditë pas mbylljes së saj për shkak të pandemisë nga koronavirusi, Europa po rihap kufijtë në mënyrë të koordinuar në krahasim me mbylljet e nxituara të mesit të marsit në kohën e shpërthimit të Covid-19

Nëntëdhjetë e një ditë pas mbylljes së saj për shkak të pandemisë nga koronavirusi, Europa po rihap kufijtë në mënyrë të koordinuar në krahasim me mbylljet e nxituara të mesit të marsit në kohën e shpërthimit të Covid-19.

Gjermania, Franca, Belgjika, Hollanda, Luksemburgu, Zvicra dhe Greqia hoqën kontrollet në kufijtë e brendshëm të Evropës të hënën më 15 qershor. Disa vende ende nuk kanë hequr plotësisht kufizimet si Spanja, Portugalia dhe Malta.

Greqia

Greqia ka hapur kufijtë e saj për europianët që nga dje dhe ka vendosur testime për udhëtarët në pikat e kufirit

Austri

Më 4 qershor, Austri hapi kufijtë tokës me Gjermaninë, Zvicrën, Lihtenshtajnin, Sllovakinë, Slloveninë, Hungarinë dhe Republikën Çeke. Do të rihapë kufirin me Italinë nga 16 qershori. Nuk do të ketë kufizime me shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian.

Lexo po ashtu:  Me një “Mig” në sfond, Stoltenberg i tregon vendin Rusisë: NATO do të forcojë kufijtë e saj lindorë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *