Pothuajse të gjithë kanë një lloj kushëriri në jetën e tyre, pavarësisht nëse ata janë kushërinj të parë apo i një brezi pak më të largët. Të gjithë e dimë se çfarë ndjesie është të kemi në familje persona të së njëjtës moshë me ne me të cilët që jemi rritur dhe ndajmë një lidhje me ndryshe se me këdo tjetër.

Këtu janë dhjetë arsye pse kushërinjtë janë miqtë tanë më të mirë.

Ata i bëjnë më tërheqëse festat dhe mbledhejet familjare: le të jemi të sinqertë, pa kushërinjtë tanë, mbledhjet familjare do të ishin tortura. Mes të afërmve të dehur, personaliteteve të bezdisshme dhe të njëjtave argumente të vjetra, ne kemi nevojë për kushërinjtë tanë aty për të na mbajtur “mendtë e kokës” dhe me këmbë në tokë. Ne kemi nevojë për ata njerëz me të cilët mund të largohemi nga kaosi dhe të qeshim me çdo gjë që ka ndodhur.

Ju nuk ju lidh thjesht miqësia, juve ju lidh gjaku: mund të jeni miq të shkëlqyeshëm me kushërinjtë tuaj, por gjithmonë do të jeni më shumë se kaq. Ju jeni familja, dhe familjet rrinë së bashku. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, sepse e dini që në fund do të jeni gjithmonë aty për njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu:  “Kur Zoti krijoi babanë…” Një rrëfim që nuk duhet humbur

Ata e njohin familjen tuaj, ashtu siç ju e njihni të tyren: nuk duhet të shqetësoheni se babai juaj të jetë i turpshëm ose se gjyshe juaj mund të pijë një gotë verë shumë, kur jeni me kushërinjtë tuaj.

Ju përjetoni humbje familjare përkrah tyre: nuk ka përvojë më të keqe në jetë sesa të humbasësh njerëzit që do. Kur ju humbni familjen, kushërinjtë tuaj janë aty pranë me ju, duke ndjerë të njëjtën dhimbje dhe copëtim të zemrës dhe duke ju ndihmuar ta kaloni ashtu siç ju po i ndihmoni ata.

Ju nuk duhet të pretendoni sikur jeni dikush që nuk jeni rreth tyre: ju mund të jeni plotësisht të qetë me familjen tuaj; nuk ka asgjë për të fshehur. Ju mund të jeni po aq të çuditshëm dhe aq të bezdisshëm sa dëshironi rreth kushërinjve tuaj, dhe ata do t’ua kthejnë duke qenë edhe ata vetvetja.

Pavarësisht se çfarë do të ndodhë, gjithmonë do të jeni një familje: të gjithë kanë herë pas here zënka dhe mosmarrëveshje, dhe miqtë nuk bëjnë përjashtim nga kjo. Megjithatë, me kushërinjtë ju jeni më shumë sesa miq. Ju jeni familjare.Kjo do të thotë që ju do rrini bashkë, pa marrë parasysh çfarë. Një argument javën e kaluar harrohet këtë javë dhe ju jeni përsëri po të njëjtët miq të mirë. Nuk ka hatërmbetje, sepse thellë ju të dy e dini se është e gjitha dashuri.

Lexo po ashtu:  Interesante/ 20 fakte psikologjike, që do ju ndihmojnë të kuptoni më mirë njerëzit përreth jush

Ata ishin miqtë tuaj të parë më të mirë: kushërinjtë tuaj ishin miqtë që keni pasur para se të dinit se çfarë janë miqtë. Ata ishin aty në fillim, dhe ata do të jenë aty në fund.

Ftjetja tek njëri-tjetri: nuk kishte asgjë më të mrekullueshme sesa koha që kalonin kushërinjtë tek njëri-tjetri, dhe po ashtu edhe kur pyesnin prindërit nëse mund të qëndronin tek ata. Ju mund të qëndronit zgjuar deri vonë duke folur dhe duke qeshur dhe u argëtuar, dhe pastaj të zgjoheshit dhe të hanit mëngjes së bashku.

Ju jeni më shumë se miq, por më pak se motrat dhe vëllezërit: kushërinjtë tuaj janë më afër jush se miqtë, por ata nuk janë aq të përfshirë në detajet e jetës tuaj si motrat dhe vëllezërit tuaj. Ata përfaqësojnë atë tokë të mesme të përsosur, ku ju njohin shumë mirë dhe shoqërohen shkëlqyeshëm me ju, por ju nuk i shihni ato çdo ditë.

Lexo po ashtu:  Dhjetë mësimet bazë, që një prind duhet t’ia japë fëmijës së vetë!

Mund të ndani thashethemet familjare me njëri-tjetrin: me askënd nuk mund të bëni më mirë thashetheme sesa me kushërinjtë tuaj. E gjithë drama familjare, “të larat dhe të palarat”  e marrëdhënieve të hallave dhe xhaxhallarëve … të qenit pjesë e një grupi kushërinjsh është pothuajse sikur të jesh pjesë e një klubi sekret, në të cilit askush tjetër nuk ka qasje.

Ne i duam ata, i urrejmë, pastaj i duam përsëri. Kushërirët janë më të mirët, nuk ka dyshim për këtë. Ju e dini që ata do të vijnë gjithmonë në ngjarje vetëm për t’u argëtuar dhe për të ngrënë ndonjë ushqim, sepse kjo është ajo që bëjnë kushërinjtë. Kjo është arsyeja pse ata janë miqtë tanë më të mirë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *