Ketu s’do jem do jem larguar
Ne toke i tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qipariz si murg i ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s’do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem i fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t’vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rrëkeje.

Lexo po ashtu:  Për ditën ndërkombëtare të fëmijëve/ "Rrena*, poezi nga Ndre Mjeda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *