Me një fitore të barabartë me një “knock out” në boks, lideri i së majtës në Kili Gabrile Boric ka arritur të sigurojë një fitore të thellë kundrejt ultrakonservatorit José Antonio Kast në garën për president.

Kur ishin numëruar 92,12% të votave, Boric kishte siguruar më shumë se 55% kundrejt 44% të Kast, me një avantazh prej 11 pikësh që asnjë sondazh apo analist nuk kishet arritur ta parashikonte.

Sipas të dhënave zyrtare, në votime ka pasur një pjesëmarrje rekord për Kilin, që tejkaloi shifrën 50 % (8 milionë vota). Kjo pjesëmarrje masive i ka mundësuar liderit të ri të koalicionit ‘Apruebo Dignidad’, që në moshën 36 vjeçare të jetë presidenti më i ri i historisë së Kilit. Rivali I Boric e ka cilësuar këtë votim si mbylljen e “kapitullit të diktaturës” së Augusto Pinochet.

Lexo po ashtu:  Gjashtë arsye pse çokollata zvicerane është kaq e famshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *