Ekonomia kineze ka marrë vrull në tremujorin e katërt, duke thyer projeksionet ndërkohë që e mbylli vitin 2020 të pllakosur nga pandemia në formë të mirë. Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 2.3% në 2020-n, sipas të dhënave në nisje të Javës, duke e bërë kinën ekonominë e vetëm të madhe në botë që shmang një tkurrje gjatë vitit të vështirë, ku shumë shtete kanë hasur vështirësi të kontrollojnë pandeminë.

Analistët presin që Kina të vazhdojë të fuqizohet përpara vendeve homologe këtë vit, me një normë të rritjes prej 8.4%. Ekonomia e dytë më e madhe në botë ka surprizuar me shpejtësinë e rimëkëmbjes nga goditja e koronavirusit, veçanërisht në një periudhë ku politikanët kanë naviguar përmes marrëdhënieve të vështira tregtare me Shtetet e Bashkuara. Masat tejet të ashpra të Pekinit kundër koronavirusit, i mundësuan vendit që të përmbajnë infeksionin shumë më shpejt se vende të tjera, ndërkohë që fabrikat lokale shtuan prodhimin për të furnizuar vendet e gjunjësuara nga pandemia.

PBB është rritur me 6.5% me bazë vjetore në tremujorin e katërt, sipas byrosë kombëtare të Statistikave, pas një rritjeje me 4.9% në tremujorin e tretë. Stimujt qeveritare kanë ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike nga rënia me 6.8% në tremujorin e parë 2020, kur koronavirusi i shfaq në qytetin e Vuhanit.

Lexo po ashtu:  Mos debato me gomerë!

Klevis Llaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *