Duket se Kina i është gëzuar largimit të Gjermanisë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara dhe këtë s’ka mundur ta fshehë as një zyrtar i lartë i shtetit komunist.

I dërguari i Gjermanisë në Kombet e Bashkuara, gjatë takimit të tij të fundit në Këshillin e Sigurimit, i bëri thirrje Kinës që t’i lirojë për Krishtlindje dy kanadezë që i ka arrestuar. Përgjigjja e përfaqësuesit kinez nuk ishte aspak miqësore.

“Nga thellësia e zemrës sime: Çlirim i mirë”, ia ktheu zëvendësi i të dërguarit kinez në Kombet e Bashkuara, Geng Shuang.

Gjermanisë i përfundon mandati dyvjeçar në këshillin me 15 vende anëtare në fund të këtij muaji dhe ambasadori i këtij shteti, Christoph Heusgen, po planifikon që të pensionohet pas një karriere 40-vjeçare si diplomat, shkruan Reuters.

Lexo po ashtu:  Vuçiç sulmon Kurtin e Gjukanoviç: Unë jam ujk i vetmuar, ata janë miza

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *