Kina ka autorizuar përdorimin në rastet urgjente të vaksinës Covid-19, të cilat janë aktualisht në fazën e testimeve klinike, që më 22 korrik. Lajmin, një muaj pas këtij vendimi, e ka bërë publik zyra e Komisionit të Shëndetit Publik.

Autorizimi për raste emergjente lejon që kandidatët e përzgjedhur të testojnë vaksinën ende të paaprovuar nga OBSH, tek pacientët, kryesisht të rinjtë që rrezikojnë të infektohen. Zyrtarët e shëndetit publik në Kinë thonë se përmes këtij vendimi synohet që vendi të përgatitet për një valë të re të mundshme të koronavirusit në vjeshtë apo dimër.

Ndërkaq, Kina ka hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike për vaksinën e saj me testet që po kryhen në më shumë se 20 mijë pacientë të prekur nga Covidi, që sipas autoriteteve shëndetësore ka treguar shenja të larta sigurie.

Lexo po ashtu:  Grenell u përgjigjet akuzave të Vetëvendosjes për marrëveshjen Kosovë – Serbi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *