Kina ka publikuar një sufiçit rekord tregtar në Dhjetor dhe në vitin 2021 të plotë, ndërkohë që eksportet janë rritur sipër pritshmërive gjatë pandemisë, pavarësisht se disa analistë presin një ngadalësim të dërgesave ndërkombëtare në muajt e ardhshëm. Sufiçiti tregtar shënoi 676.43 miliardë dollarë në vitin 2021, që është shifra më e lartë që kur nisën regjistrimet në vitin 1950, nga 523.9 miliardë që ishte në vitin 2020, sipas të dhënave nga byroja statistikore.

Kina publikoi gjithashtu një sufiçit rekord tregtar për muajin e Dhjetorit, ndërkohë që eksportet qëndruan të forta dhe rritja e importeve u ngadalësua, sipas të dhënave doganore. Sufiçiti tregtar u rrit në 94.46 miliardë dollarë në Dhjetor, që është niveli më i lartë që kur nisën regjistrimet në Gusht 1994. Kjo ishte në rritje nga 71.7 miliardë dollarë sufiçit në Nëntor dhe sipër projeksioneve të Reuters. Sufiçiti i madh me Shtetet e Bashkuara, që është një burim i përplasjeve mes 2 ekonomive më të mëdha në botë, shënoi 39.23 miliardë dollarë në Dhjetor, në rritje nga 36.9 miliardë një muaj më parë, por poshtë nivelit më të lartë vjetor prej 42 miliardë dollarë në Shtator.

Lexo po ashtu:  Shprehje mbi dashurinë, artin, njeriun, jetën e vdekjen

Eksportet kineze kanë tejkaluar pritshmëritë për pjesën më të madhe të vitit 2021, por dërgesat janë ngadalësuar ndërkohë që rritja e kërkesës për mallra në botë është ngadalësuar dhe kostot më të larta po vënë nën presion eksportuesit. Ekonomia e dytë më e madhe në botë ka patur një rimëkëmbje impresionuese nga pandemia, me eksportet që kanë nxitur rritjen. Megjitahtë, një rënie tek sektori i pronave dhe masat strikte të Covid-19 mund të zbehin perspektivën për vitin 2022, me disa analistë që theksojnë ngadalësimin e importeve si një provë që kjo ka nisur të ndodhë. Importet u rritën me 19.5% me bazë vjetore në Dhjetor, poshtë projeksioneve për një rritje me 26.3% dhe në rënie të mprehtë nga 31.7% në Nëntor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *