Qyteti kinez Tianjin u ka kërkuar kompanive të kontrolluara nga bashkia që të transferojnë të dhënat e tyre nga operatorët e sektorit privat si Alibaba Group dhe Tencent Holdings në një sistem cloud të mbështetur nga shteti. Sipas një dokumenti të cilit i referohet Reuters, kompanive u është lënë kohë deri vitin e ardhshëm për ta mbyllur plotësisht këtë operacion.

Qyteti në jug të Pekinit me 14 milionë banorë e mori këtë vendim në një kohë kur Kina po shton kontrollet mbi kompanitë që ruajnë dhe menaxhojnë sasi të mëdha të dhënash.

Komisioni i Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Aseteve në pronësi të Tianjin (SASAC), i cili mbikëqyr kompanitë e mbështetura nga qeveria lokale, thotë në një dokument që mban datën 12 gusht se po ndjek udhëzimet e dhëna nga Këshilli i Shtetit.

Kompanitë që mbajnë të dhënat e tyre në platformat cloud të menaxhuara nga palë të treta, si ato të Huawei Technologies, Alibaba dhe Tencent do të duhet të kalojnë në një cloud të drejtuar nga qeveria e quajtur “guoziyun”, që përkthehet si “cloud i aseteve shtetërore”, dy muaj para skadimit të kontratës, thuhet në dokument.

Lexo po ashtu:  Osmani: Unë jam nënë e dy vajzave të vogla, nuk dua ti rrisë me shembullin që duhet heshtur përballë ofendimeve ndaj grave

Të gjitha të dhënat duhet të zhvendosen nga 30 shtatori 2022, thuhet në dokument, ku specifikohet se “guoziyun” po krijohet dhe puna përgatitore përfundon brenda gushtit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *