Kini vëmendje se çfarë dhe në çfarë mase vendosni në lëkurën tuaj, paralajmërojnë mjekët.

Disa substanca në kremra janë aq të rrezikshme sa mund ta shkaktojnë kancerin e lëkurës dhe sterilitetin.

Ky paralajmërim sidomos u drejtohet femrave shtatzëna, ndërsa sipas mjekëve disa losione mund të ndikojnë që foshnja të lindë me defekte.

Pos kësaj, ekspertët përmendin se disa substanca në kremrat për fytyrë mund të ndikojnë edhe në sterilitet.

Disa prej përbërësve, si MSG dhe tartrazine, që ndodhen në losione, mund të shkaktojnë probleme serioze te përdoruesit që janë më të ekspozuar ndaj alergjive.

Mjekja Elizabeth Salter – Green nga Britania e Madhe ka paralajmëruar se disa kemikale nga kremrat dhe losionet mund të jenë aq të rrezikshme sa mund të shkaktojnë ënjtje dhe anomali te foshnjat derisa gjenden në stomakun e së ëmës.

Mjekët ju sugjerojnë që para se t’i përdorni kremrat apo losionet t’i shikoni mirë se çfarë gjendet në përmbajtjen e tyre. – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lexo po ashtu:  Zgjidhni një kartelë dhe zbuloni këshillat që ka për ju!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *