Grupet e opozitës në Kirgistan, thanë se kanë marrë pushtetin në vendin aziatik me rëndësi strategjike, pasi morrën nën kontroll ndërtesat e qeverisë në kryeqytet, gjatë protestave mbi zgjedhjet parlamentare. Presidenti Sooronbai Jeenbekob, tha se vendi, që mban një bazë ajrore ruse dhe një minierë të madhe ari të kontrolluar nga kanadaja, po përballet me një grusht shteti. Megjithatë, ai i urdhëroi forcave të sigurisë që të mos hapin zjarr tek protestuesit.

Një person u vra dhe 590 u plagosën gjatë trazirave, sipas qeverisë. Opozita deklaroi se ka liruar Almazbek Atambayev, një ish-president të burgosur me akuzat e korrupsionit, dhe se po diskuton formimin e një qeverie provizore. Nuk është ende e qartë se çfarë roli do të ketë Atambayev, dhe Jeenbekov, presidenti në fuqi, nuk tregoi shenja të heqjes dorë nga pushteti. Kirgistani është fqinj i kinës dhe një aleat i afërt i Rusisë, si dhe ka qenë prej kohësh një platform për konkurrencë gjeopolitike mes Moskës, Washingtonit dhe Pekinit.

Lexo po ashtu:  Zuckerberg dhe gruaja e tij dhurojnë 300 milion dollarë për zgjedhjet presidenciale, kjo vjen fill pas akuzave se Facebook keqpërdoret nga politika

Vendi ka një historik të luhatjeve politike, pasi 2 presidentë janë rrëzuar nga kryengritjet në 15 vitet e fundit. Makina të djegura ndriçuan kryeqytetin, Bishkek, pasi protestuesit morrën kontrollin e ndërtesës kryesore të qeverisë, që njihet si Shtëpia e Bardhë. Ministri i brendshëm Kashkar Junushaliyev nuk u shfaq në punë ditë ne Martë dhe politikani i opozitës Kursan Asanov, ka marrë përsipër këtë detyrë.

Klevis Llaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *