Një ishull grek po kërkon banorë e madje është gati të ofrojë rrogë mujore për ata që do të shpërngulen atje.

Ishulli në detin Egje është i rrethuar me ujë të kaltër, dhe njihet me emrin Antikitera.

I vetmi fshat aty quhet Potamos, dhe në rrethinat e tij është gjetur Mekanizmi i Antikiterës, një pajisje 2000-vjeçare që u quajt “kompjuteri i parë në botë”, për shkak se ishte shumë i ndërlikuar.

Por me kalimin e viteve, ishulli është shpopulluar e harruar, ndaj kisha ortodokse e Greqisë është gati të paguajë familje të mëdha që do të donin të shpërnguleshin në këtë vend të bukur.

Ata që do të pranojnë do të marrin një shtëpi, një copë tokë për ta punuar ose për të hapur biznes, dhe një pagë mujore prej pothuajse 500 eurosh për tri vitet e para. /tch/

Lexo po ashtu:  MPJ lëshon një informacion të rëndësishëm për qytetarët që kalojnë nëpër Serbi drejt Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *