Kryetari i Partisë Liberale Demokratike (Liberalna demokratska partija-LDP) Çedomir Jovanoviq ka akuzuar Kishën Ortodokse Serbe se po e lë Serbinë në konflikt me të gjithë. 

Mitomania e të gjitha tubimeve të KOS-it, mungesa e ndjenjës për realitet, mungesa e brengosjes për jetët e njerëzve dhe projektet e nacionalizmit serbomadh që kanë ende strehim në Kishë, po e lënë Serbinë në konflikt të ngrirë me të gjithë fqinjët. Vendimi për problemin e Kosovës nuk është tapi e Kishës dhe e zyrtarëve të saj, ata as që kanë më shumë të drejtë se çdo qytetar tjetër në Serbi kur bëhet fjalë për vendimin e përbashkët për një gjë kaq të rëndësishme, ka shkruar Jovanoviç. 
 Sipas tij, Kisha bën pjesë ndër arkitektet shkatërrimit serb” që po rishfaqen sërish me po ato ide nga të cilat Serbia pothuajse u zhduk si shoqëri. 
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Kurti uron Fitër Bajramin: Agjërimi le të na bëjë më falënderues për begatitë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *