Një kitarë e Kurt Cobain u shit për 6 010 000 dollarë, ka njoftuar sot shtëpia e ankandeve ”Julien’s California”.

Kitara akustike-elektrike ”Martin D-18E” është një rekord i ri botëror shitjeje.

Kobain luajti instrumentin gjatë një paraqitjeje në “MTV Unplugged” në Nju Jork, në 1993, në atë që konsiderohet performanca më ikonike e grupit ”Nirvana”.

Performanca u regjistrua para një publiku ”live”, pesë muaj para vdekjes së Cobain.

Cobain dekoroi qafën e kitarës me një fletë pentagrami nga albumi i grupit rock të ”Poison Idea”

Lexo po ashtu:  Filmi “Parasite” mund të realizohet në seri televizive nga kanali HBO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *