Analisti dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, thotë se vështirë që deri në fund të vitit të arrihet marrëveshja për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë në Uashington sipas të dërguarit special të presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do të diskutohet vetëm për çështje ekonomike.

Ky takim në Shtëpinë e Bardhë ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë po shihet si një mundësi e mirë drejt afrimit të marrëveshjes përfundimtare, mirëpo, Daniel Serwer, analisti dhe eksperti amerikan për Ballkanin, nuk beson që më 27 qershor do të diskutohet vetëm për çështjet ekonomike.

Serwer në një intervistë për një portal serb, thotë se duhet të presim se çfarë do të ndodhë pas 27 qershorit.

“Do të duhet të presim dhe të shohim. Do të jem i lumtur nëse diskutojnë çështje ekonomike siç janë heqja e barrierave tregtare jo-tarifore dhe zbatimi i marrëveshjeve teknike që janë arritur tashmë midis Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Serwer ndër të tjerash në këtë intervistë.

Lexo po ashtu:  Konjufca në Obrançë të Podujevës: Nuk bëjmë kompromise mbi gjakun e fëmijëve dhe familjarëve

Sa i përket çështjes së korrigjimit të kufijve dhe deklaratës së Grenellit se kjo është një ide apo vepër e John Bolton, Serwer thotë se Administrata e Trumpit nuk njihet për të vërteta.

“Nëse kjo është një përpjekje për të përmbylljen e bisedimeve për ndryshimin e kufijve, mirëpres deklaratën e zotit Grenell, për shkak të identifikimit të korrigjimit të kufijve si një ide e keqe. Sidoqoftë, kjo administratë nuk njihet për atë se thotë të vërtetën. Do të duhet të presim dhe të shohim se çfarë ndodhë”, u shpreh Serwer.

Mirëpo sa i përket marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë, Serwer thotë se vështirë që marrëveshja me njohje reciproke mund të ndodhë deri në fund të vitit.

“Sigurisht, ju mund të keni të gjitha llojet e marrëveshjeve midis Beogradit dhe Prishtinës para zgjedhjeve në SHBA, kjo është ajo që dëshiron Grenell. Sidoqoftë, nuk ka gjasa që të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB, të cilat janë çështje të mëdha”, theksoi analisti amerikan.

Lexo po ashtu:  Bizneset e Blerim Devollit prijnë në kriminalitetin ekonomik që po e shkatërron ekonominë e Kosovës

Sipas Serwer, në rast se Trump humbet zgjedhjet presidenciale, ai thotë se qasja amerikane ndaj Kosovës do të ndryshojë.

Server thotë se Joe Biden është kategorikisht kundër çdo ndryshimi të kufijve në Ballkan dhe si ai pritet të jetë një mbështetës shumë i fuqishëm i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

“Po do të ndryshojë. Zotëri Biden do të jetë një kundërshtar i vendosur i çdo ndryshimi të kufijve për të akomoduar dallimet etnike në Ballkan dhe më gjerë. Ai do të jetë një avokues shumë më i fortë i sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, sesa zoti Trump, dhe do të mbështesë fuqimisht kërkesën e Serbisë për në BE, si dhe bashkëpunimin e ngushtë të SHBA-së me BE-në në Ballkan dhe më gjerë”, theksoi ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *