Delawie frikësohet se Trump mund të bëjë puç për të mos e lëshuar Shtëpinë e Bardhë

Populli amerikan në zgjedhjet e fundit vendosi që t’ia tregojnë derën presidentit Donald Trump. Në zgjedhjet presidenciale, kundërkandidati i Trumpit, Joe Biden mori mjaftueshëm vota elektorale që të bëhet presidenti i ardhshëm i SHBA’së. Por, meqë Trump ka deklaruar se nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve, Greg Delawie dyshon se Trump mund të bëjë puç për ta mbajtur pushtetin.

Ish-ambasadori i SHBA’së në Kosovë, Greg Delawie, ka dyshimet e tij se Donald Trump mund të bëjë puç derisa ende qëndron koka e ekzekutivit në Amerikë, edhe pse humbës i zgjedhjeve.

Ambasadori Delawie ka pyetur me dyshim në twitter se “A po planifikon Partia Republikane të bëjë puç?”. Delawie i është refuar një artikulli të Washington Post ku thuhet se Trump u ka thënë agjencive federale të procedojnë buxhetin e muajit shkurt.

Propozimi i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë zakonisht bëhet në muajin shkurt. Por, meqë Trump këtë veprim po e bën tani, ka lënë hapësirë që të dyshohet se Trump mund t’i përdorë agjencitë federale për realizmin e planit të tij që të qëndrojë president.

Lexo po ashtu:  Mos debato me gomerë!

Shtëpia e Bardhë u ka thënë agjencive federale që të procedojnë me planet e Trumpit, për buxhetin e muajit shkurt. Kështu, kjo është një shenjë tjetër se Trump synon të mos e lëshojë zyrën e Presidentit, edhe pasi i humbi zgjedhjet.

Washington Post, duke cituar zyrtarë brenda Shtëpisë së Bardhë, shkruan se Zyra për buxhet e Shtëpisë së Bardhë i ka udhëzuar agjencitë federale që të vazhdojnë të bëjnë përgatitjet, sipas propozimit të administratës së Presidentit Trump për vitin e ardhshëm fiskal.

Propozimi i buxhetit të Shtëpisë së Bardhë është çështje që bëhet zakonisht në shkurt, që i bie, dy javë pasi presidenti Trump duhet ta lë Shtëpinë e Bardhë.

Ai i ka humbur zgjedhjet e 3 nëntorit, duke u mposhtur nga kandidati demokrat, Joe Biden.

Presidenti i zgjedhur, Biden, pritet të inaugurohet më 20 janar të vitit 2021, edhe pse Trump po vazhdon të mos i pranojë rezultatet.

Kujtojmë se Delawie është demokrat dhe ishte ambasador në Kosovë gjatë administratës së Barack Obamës.

Donald Trump humbi zgjedhjet presidenciale. Megjithatë, enklava e tij vazhdimisht ankohen sa ka pasur parregullsi gjatë zgjedhjeve dhe vet presidenti Trump ka deklaruar se nuk e pranon rezultatin e zgjedhjeve.

Lexo po ashtu:  Italia nderon të vdekurit nga koronavirusi me koncert në Bergamo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *