Fëmijët fillojnë të mësojnë një gjuhë të huaj që në kopësht e sipas studiesve kjo është mosha e duhur kur një gjë e tillë duhet të fillojë.
Truri i fëmijëve është si sfungjer dhe ata janë të aftë të mësojnë dhe të përthithin një informacion rreth 70% më shpejt sesa të rriturit. E mira është që fëmijët t’i mësojnë gjuhët e huaja në mënyrë spontane, me anë të lojës, pa presionin e të rriturve, sepse në të kundërt i gjithi ky proces mund të shoqërohet me efekte negative në nxënien e fëmijës.
Ekspertët theksojnë se fëmijët kanë aftësi të mësojnë gjuhë të huaja dhe me hërët sesa ata të shkojnë në shkollë. Ndonëse prindërit mendojnë shpesh që për ta është ende herët të mësojnë një gjuhë të huaj, gabohen. Metodat që praktikohen nëpër botë janë të shumta, por ekspertët kanë mbështetur vetëm disa.
E mira do të ishte që filmat vizatimorë fëmiëjt t’I shohin në gjuhë të huaj, në kopësht e kanë me detyrim një gjuhë të huaj dhe në shkollë me shumë gjasa fëmijët mësojnë dy gjuhë e cila njëra prej tyre ka filluar që në kopësht.
Me pak fare mundim që në moshë të herët fëmijët mund të jenë të aftë që në moshën 10 vjeçare të kuptojnë 3 gjuhë e të flasin 2 prej tyre. Përfshirja e prindërve në këtë process i ndihmon ata dhe alternimi i metodave të ndryshme rrit efektivitetin. Blini libra të cilat janë dy gjuhësh,. Dëgjoni muzikë të huaj, kukulla në gjuhë të huaj dhe fëmijët do e kenë shumë më të lehtë.