Horoskopi për ditën e diel, 1 mars 2020:

Dashi

Të lindurit e kësaj shenje rekomandohet ta kalojnë ditën në relaks. Ecni përpara dhe mos i lejoni problemet e pazgjidhura t’ju prishin ditën. Ka gjasa që pasdite, jeta juaj të marrë një kthesë të papritur, e cila do t’i hapë rrugën rritjes suaj në karrierë.

Demi

Disa Demë do të duhet të përzgjedhin mes shumë informacioneve. Në pjesën më të madhe të rasteve, ky informacion do të ketë lidhje me profesionin tuaj. E premtja premton të kalojë lehtë në përgjithësi. Mos këmbëngulni tek dëshirat tuaja, duke shpërfillur kështu nevojat e personave rreth jush.

Binjakët

Lidhja juaj romantike do të pësojë disa ndryshime. Do të refuzoni të komunikoni me disa miq fals. Sa i përket anës suaj financiare, biznesit dhe karrierës, nuk priten zhvillime të rëndësishme.

Gaforrja

Do të kaloni një të dielë mjaft të ngarkuar. Përveçse do të keni një agjendë të ngarkuar në punë, do t’ju duhet edhe të vizitoni një mikun tuaj, që po lufton me një sëmundje. Jeta juaj personale do të jetë e qëndrueshme.

Lexo po ashtu:  Polonia vë në zbatim vendimin, ndalohet tërësisht aborti

Luani

Disa Luanë do të dëshirojnë të jenë të izoluar nga bota e jashtme. Ndoshta do të ndiheni konfuz, për shkak të mendimeve të ndryshme. Sa i përket anës financiare, do të jetë dita juaj me fat. Ka shanse të fitoni një lotari të vogël.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje duhet t’i kushtojnë vëmendje mirëqenies së tyre. Nëse kuptoni se gjërat nuk po ju ecin ashtu siç dëshironi, hiqni dorë nga një biznes që kërkon shumë kohë. Do të ishte e udhës të kalonit më shumë kohë me familjen tuaj.

Peshorja

1 Marsin do ta kaloni të rrethuar nga dashuria dhe përkujdesja. Ka gjasa të bëni një blerje të rëndësishme, të cilën kishit kohë që e prisnit. Një prej miqve tuaj do të tregohet shumë premtues. Merrini për bazë këshillat e familjarëve tuaj.

Akrepi

Akrepët rekomandohen të shmangin konfliktet, pasi mund të ndikojnë në ditën tuaj. Do të ishte mirë të bëni gjëra nga të cilat varët suksesi juaj financiar dhe profesional. Gjatë kësaj ditë, do të ishte mirë të përdorni kreativitetin dhe të shihni se në çfarë drejtimi do t’ju çojë.

Lexo po ashtu:  Hapet në Velipojë qendra e pushimit për fëmijët pa kujdes prindëror

Shigjetari

Jo çdo ëndërr që ju dëshironi mund të përkthehet në realitet. Disa rrethana mund të ndikojnë në planet tuaja. Rekomandohet që mos t’i ndani planet me të tjerët apo të jepni detaje nga jeta juaj personale.

Bricjapi

Gjendja juaj emocionale do të jetë e paqëndrueshme. Rrezikoni që kjo të ndikojë në suksesin tuaj profesional. Rekomandohet të përfshiheni në punët e shtëpisë, të ndryshoni arredimin. Bëni mirë të përqendroheni tek gjërat e bukura.

Ujori

Do të kaloni një ditë të rehatshme dhe produktive. Ka gjasa të merrni mbështetjen e miqve të ngushtë për një çështje lidhur me profesionin tuaj. Në mbrëmje mund të zhvilloni një bisedë të rëndësishme me një person që i besoni plotësisht.

Peshqit

Mos u mbështetni tek të tjerët dhe bëhuni më të pavarur. Kjo këshillë vlen si për anën personale ashtu edhe profesionale. Pasdite një prej miqve tuaj mund t’ju kërkojë ndihmë, por mund t’ju ftojë edhe dikush në një festë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *