Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka shkaktuar sot panikë lufte kur para mediave pas vizitës që pati sot në Klinikën Infektive së bashku me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn tha se: “Kjo është situatë praktikisht e luftës”, percjell MekuliPress.com

Hoti ka thënë se janë informuar për punën që po bëhet për t’u përballur me këtë situatë.

“Sot u informuam për aktivitetet që po ndërmerren në përballje me këtë situatë. Kjo është situatë praktikisht e luftës duke u përballë çdo ditë me një rrezik të madh. Shfrytëzoj rastin me gjithë nevojën që kemi për të rritë efikasitetin në punë, për të përmirësuar shërbimin nevojën që kemi për të pasur furnizim me barna”, ka thënë Kryeministri i diskutueshëm, Hoti

“I përgëzoj stafin për punën, dedikimin që kanë pas por tash në përballje me valën e dytë duhet të rrisim nivelin e angazhimit”, tha kryeministri, duke shtuar se numri i personave që kanë përfunduar me fatalitet pas infektimit është më i ulët nëse krahasohet me rajonin.

Lexo po ashtu:  “Pafund të lodhur nga kufizimet” – Ç’po ndodh në Gjermani? Infeksionet rriten, karantina nuk mbaron

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *