Fragmenti i mëposhtëm është përkthyer nga romani “I papaveri susurrano al tramonto”, i autores Wanda Lamonica (ende nuk është përkthyer në shqip). Është një dialog mes një nëne dhe të birit të saj, nëmomentet e një lufte, njësoj si lufta e tanishme mes Rusisë dhe Ukrainës. Është kaq aktual ky fragment, saqë nuk mund ta linim pa e përkthyer.

– “Mami, ku po shkojmë?” – pyeti Alexei.
– “Merr diçka pa të cilën nuk jeton dot dhe fute në këtë çantë. Nxito”, – i tha Luba duke futur një batanije në një thes të madh.
– “Nëse kjo është një lojë, nuk më pëlqen. E bëjmë një herë tjetër. A mund të ha pak supë të nxehtë tani?” – pyeti Alexei i mërzitur.
– “Kujtohu të marrësh diçka që të duhet vërtet. Mos harro arushin Otto, pasi ai të ka ndihmuar gjithmonëkur ke pasur ankthe. Ai do të na shpëtojë të gjithëve, ke për ta parë”, – i tha e ëma, Luba, duke u përpjekur të ruante qetësinë.
– “Por pse i ke marrë këto thasë? Nuk është nata e Vitit të Ri”, – tha Alexei, i cili po fillonte të kishte frikë.
– “Nuk ka asnjë festë. Duhet të përpiqemi të gjejmë një vend të sigurtë. Dikush ka nisur luftën”.
– “Luftë? Këtu tek ne? Ne s’kemi lidhje fare me këtë gjë. Unë mund t’ia kthej Levit bllokun e artë. Nuk kam për t’ia marrë më, të betohem. Vetëm të lutem më lër të rri në shtëpinë time”, – i tha me lutje fëmija, duke bashkuar duart e tij të vogla.

Lexo po ashtu:  ''Kujtoja se ishte puçërr, por në të vërtetë kisha kancer", historia e 24 vjeçares që duhet të njohin të gjitha gratë

Në atë moment ndodhi një shpërthim, jo shumë larg, i cili i dha fund mendimeve të pafajshme të fëmijës. Një tym i madh gri u ngrit në ajër duke e vështirësuar pamjen e qiellit blu.
– “Zemër, nuk është faji yt. Është faji i atyre që komandojnë”, – i tha Luba me gjakun të ngrirë nga frika.
– “Po mësuesja a e di? Sot u kthye Gunn në shkollë. Iu desh një vit që të shërohej dhe bombave nuk u intereson që ajo u lodh duke qenë e sëmurë. Duhet t’i rriten akoma flokët. Pse ata që komandojnë nuk luajnë me bomba mes njëri-tjetrit dhe ne të tjerëve të na lënë në paqe?” – pyeti në mënyrë të pafajshme Alexei.

Luba u ul në lartësinë e Alexeit, e përqafoi fort të birin, me krenari dhe njëkohësisht, me dëshpërim tëthellë.
– “Më vjen keq, Alexei. Kjo nuk ishte bota ku unë ëndërroja që ti të jetoje”, – i tha ajo dhe u ngrit për tëpërfunduar së bëri gati gjërat. – “Je gati, zemër?” – e pyeti pak më vonë.
– “Jam i vogël, nuk jam gati gati të vdes”.
– “Do të shkojë çdo gjë shumë mirë”, – i tha e ëma për ta qetësuar.
– “Kështu thoshte edhe nëna kur ishte keq, por më pas nuk e pashë më”. – Alexei shtrëngoi fort duart nësy, sikur të donte të fshinte lotët. “Por çfarë kuptimi kishte të jepje përshtypjen e një fëmije të guximshëm, kur as të rriturit nuk ishin të guximshëm?” mendonte ai.

Lexo po ashtu:  Evakuohen nga Gaza gruaja shqiptare me 4 fëmijët e mitur

– “Ma”, – tha Alexei më në fund. – “Pa Rodolfin nuk shkoj gjëkundi.
– “Rodolfi do të vijë me ne”, – ia ktheu Luba, ndërkohë që qenushi ishte strukur në një cep të shtëpisë dhe i shihte duke tundur bishtin mes këmbëve. Më pas, Luba i vëshi të birit xhupin, ia hoqi letrat, bishtat e lapsave nga xhepat dhe futi në to biskota dhe copa buke.
– “Po babi, ku është babi?” – pyeti Alexei i habitur.
– “Ai tha se do të kthehet shumë shpejt dhe se deri atëherë, ti do të jesh burri i shtëpisë”.
– “Por ne nuk do të kemi më shtëpi”, – i tha Alexei. – “Dhe as që dua të jem burri i shtëpisë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *