Qeveria e Kosovës i ka pezulluar certifikatën e biznesit televizionit Klan Kosova. Vendimi që mban datën e sotme do të jetë i vlefshëm deri në një vendim të dytë. Shkak është bërë një kallëzim për antikushtetueshmërinë e certifikatës së biznesit, e cila është rishikuar për herë të fundit në 2020, kohë kur pronarët e rinj figurojnë banorë të Pejës dhe Gjakovës, sipas dokumentit, qytete nën administrimin e Republikës së Serbisë. Dokumenti konsiderohet nga qeveria e Kosovës në kundërshtim me kushtetutën e vendit, i cili është shtet i pavarur prej 17 shkurtit të viti 2008.

Pronësia e Klan Kosova

Kallëzimit në fjalë i paraprin një investigim i gjatë mbi pronësinë e Klan Kosova, i botuar dje nga Kosova News. Sipas dokumentacionit të shqyrtuar nga ekipi i gazetarëve, Klan Kosova, për pronësinë e të cilit është përfolur biznesmeni Shkëlqim Devolli, ky i fundit nuk rezulton pronar në asnjë dokument.

Klan Kosova është regjistruar fillimisht në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës në vitin 2008, me pronar Aleksandër Frangaj.

Në vitin 2013, kompania Klan Kosova Sh.P.K blihet nga një individ i panjohur për median, Florent Nallbani, me adresë në rr. “Fehmi Agani” në Pejë.

Lexo po ashtu:  Kërcënohet kryetari i Sindikatës së RTK-së me masa ndëshkuese nga drejtori Shkumbin Ahmetxhekaj

Vetëm një vit më vonë, në 15 janar 2014, Nallbani ia dhuron pronësinë e televizionit, duke i kaluar të gjitha aksionet kompanisë “K-Media Corporation DOOEL”, në Maqedoni. Në atë kohë, drejtor i Klan Kosovës emërohet Baton Haxhiu, i cili mban edhe detyrën e përfaqësuesit të autorizuar të kompanisë Klan Kosova Sh.P.K nga viti 2014 e deri më 2020.

Ndërkohë, në Maqedoni, kompania “K-Media Corporation Dooel” rezulton pronë e Florent Nallbanit, me adresë në “Peç Serbia” (Pejë, Serbi).

Në dhjetor 2015 “ K-Media Corporation DOOEL” ia shet aksionet një kompanie fantazmë, “Saine Group” LTD, me seli në British Virgjin Islands, e njohur si parajsë fiskale.

Adresa e kompanisë në fjalë rezulton PO BOX 3136, Road Toën Tortola, British Virgin Islands, e njëjta ka janë të regjistruara kompanitë e lidhura me evazion fiskal, pastrim parash, fshehje të pasurisë së zyrtarëve të korruptuar, politikanëve e diktatorëve të vendeve të ndryshme, kryesisht nga gadishulli arabik, Amerika latine, Evropa lindore dhe oligarkëve rusë.

Ndërsa përfituesi fundor i kësaj kompanie mbetet anonim.

Lexo po ashtu:  Edi Rama për televizionin serb: Nuk dua kufij me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Serbinë

Në prill të 2020-s, kur bëhet edhe ndryshimi i fundit i pronarëve, 100% të aksioneve të Klan Kosova Sh.P.K i blen kompania nga Maqedonia “KGOMEDIA INVESTMENT” DOOEL, e regjistruar si investim i huaj nga Serbia. Kjo kompani rezulton në pronësi të Kushtrim Gojanit. Ky i fundit e ka regjistruar si biznes me pasaportë serbe dhe me adresën Gjakovë, “Serbi” (srb./maq. “Djakovica, Serbia”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *