Koço Kokëdhima

Edi Rama e ka kuptuar se fundi i tij politik është çështje kohe. Tani nuk e zë më me gojë fjalën “Rilindje” dhe bërtet me të madhe “Partia Socialiste”. Përpiqet të shfrytëzojë kockat e fundit që kanë mbetur nga ajo pasuri kombëtare të cilën e shkatërroi në mënyrën më kriminale.Timoni qeverisës që mori duke mashtruar të majtë, të djathtë e pa parti dhe duke blerë vota në bashkëpunim me krimin e organizuar, i është thyer.

Prandaj dje mblodhi “frontin e majtë” me partitë aleate fantazma.Kjo është e turpshme dhe tallëse. Vuri në rresht 25 sigla partish që nuk ekzistojnë, pasi, ai së bashku me PD-LSI, i shtypën, i blenë, i përdorën, i gënjyen, i poshtëruan, i korruptuan, i vodhën, i shkrinë dhe i zhbënë që në lindje këto pseudoparti.ZGJIDHJA e ka bërë të qartë se këto gjoja-parti kanë vetëm kryetarët me nga një vulë në xhep dhe asgjë tjetër, as anëtarë, as mbështetës, as kauza, as burime, as standarde, as institucione.

Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Kryetarët e tyre rrinë në pritje gjithë kohën dhe vrapojnë pas kockave që u hedhin Rilindja dhe SHQUP-i sa herë vijnë zgjedhjet lokale apo të përgjithshme. Edi Rama nuk përfaqëson as të Majtën dhe as Qendrën. Lëvizja e tij me “frontin” e 25 partive të majta është një përpëlitje mashtruese e një kryeministri që më së miri përfaqëson krimin e organizuar, korrupsionin, monopolet si dhe pjesën më të errët të horrave që bëjnë biznes me paratë e buxhetit të shtetit.E vetmja rrugë që e shpëton Shqipërinë dhe ardhmërinë e saj, por edhe fut në lojën e demokracisë çdo forcë politike, është ajo që ka parashtruar ZGJIDHJA që nga krijimi: shembja e sistemit politik 29-vjeçar të kapur dhe çlirimi përfundimtar i votës së lirë! Këto Edi Rama dhe partitë e vjetra nuk kanë për t’i lëshuar kurrë, sepse ky do të ishte edhe fundi i tyre.Një gjë është e sigurtë: Rama ka mbetur lakuriq dhe i vetëm.

Lexo po ashtu:  Duhet lexuar patjetër/ Gjeopolitika — një kontribut modest për mendimin strategjik që na mungon

Ai ka përjashtuar qytetarin nga pjesëmarrja në qeverisje, ka përvetësuar Shqipërinë dhe të mirat e saj, ka mohuar të drejtat e inteligjencës, shoqërisë civile dhe kundërshtarëve politikë, ka uzurpuar e shkatërruar shtetin dhe institucionet, liritë politike, ekonomike e njerëzore, ka dëbuar nga atdheu rininë dhe forcat aktive, po vjedh ditë e natë buxhetin dhe pasuritë e popullit, ka marrë peng të sotmen dhe të ardhmen e vendit.

Koalicionin me parti fantazma do ta përdorë si “gjethe”. Nuk ka gjë që ta mbulojë. Është i turpshëm dhe i neveritshëm!

#ZgjidhjaPërShqipërinë /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *