FSK-ja tani do ta ketë në dorë një prej kodrave më të larta në Rajonin e Veriut, ‘Kodrën e Cërrnushës’ që ka pamje mbi 4 komuna dhe dhjetëra fshatra.

Me vendimin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, kjo kodër do t’i jepet sot FSK-së.

Siç është mësuar, aty do të ndërtohet një kamp i madh ushtarak, ku pritet të vendosen edhe njësite të ushtrive amerikane dhe të shteteve të tjera që janë pjesë e NATO-s, shkruan reporteri.

Dhënien e kësaj toke e ka konfirmuar kryetari Agim Bahtiri, i cili proceduar këtë çështje në Kuvendin Komunal me arsyetimin se kjo çështje është në strategjinë e mbrojtjes së Kosovës.

E një konfirmim për këtë çështje veçse e ka dhënë Komuna, pasi ka kaluar në Komitetin për Politikë dhe Financa para dy ditësh dhe është vendosur të procedohet në seancë.

“Në Komitetin për Politikë dhe Financa ka kaluar propozim-vendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim për Ministrinë e Mbrotjes për nevoja të FSK-së, i cili tash këtë të premte do të del për miratim përfundimtar në Kuvendin Komunal të Mitrovicës. Kjo tokë komunale në fshatin Cërrnushë do të shfrytëzohet nga FSK-ja për ndërtimin e një baze ushtarake në parcelën prej 191 hektarësh”, ka thënë Bahtiri.

Lexo po ashtu:  Franca prezanton trenat me hidrogjen: asnjë me naftë brenda 15 viteve

Kështu, seanca e jashtëzakonshme ku do të vendoset për t’ia dhënë FSK-së këtë Kodër, mbahet sot dhe siç mësohet të gjitha grupet janë PRO.

Duhet theksuar se Kodra e Cërrnushës është e lartë 1010 metra, dhe nga aty shihet si në pëllëmbë të dorës qyteti i Vushtrrisë, qyteti i Mitrovicës, qyteti i Mitrovicës së Veriut, Zvecani si dhe një pjesë e Zubin Potokut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *