Gjatë kohës që ndodhemi të izoluar në shtëpi, për shkak të gjendjes që ka shkaktuar përhapja e Covid-19, të gjithë duket se konsumojmë më shumë ushqim dhe pse nuk kemi asnjë aktivitet fizik, Mirëpo, të ndërprisni ushqimin për 16 deri në 18 orë mund të jetë çelësi i trajtimit të një sërë problemeve me shëndetin dhe jo vetëm për të mbajtur fizikun tuaj në formë. Mund të jetë e vështirë të mësoheni me ndjesinë e urisë, por studime të kryera në “The Neë England Journal of Medicine”, sugjerojnë se një model i ushqyerjes, që realizohet në cikle midis të ngrënit dhe agjërimit mund të ndihmojë në problemet me tensionin, humbjen në peshë dhe mbi të gjitha në zgjatjen e jetës.

Kjo metodë, konsiston në konsumimin e ushqimit 6 ose 8 orë të ditës dhe të ndaloni së ngrëni për 16-18 orë të tjera. Pra, hani mjaftushëm nga ora 13:00 – 21:00 pastaj agjëroni për 16 orë.

Të tilla studime e përshkruajnë metodën e agjërimit si metodë që parandalon ose trajton obezitetin, kancerin, diabetin dhe problemet me zemrën. Sidoqoftë duhet pasur parasysh se një metodë e tillë nuk është e rekomandueshme për të gjithë, veçanërisht për ata njerëz që kanë probleme me çrregullimin e të ushqyerit. Prandaj, është e rëndësishme që para se ta shndërroni në stil jetese, të konsultoheni me mjekun.

Lexo po ashtu:  Pse përdorimi i dorashkave mund të rrisë rrezikun e infektimit me koronavirus?

E.Z/SCAN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *