Artur Zheji

Kur lexoj që disa mësues shkollash të mesme, disa fundërrina që nuk meritojnë të jetojnë mbi këtë tokë, flasin e flirtojnë, e pervertojnë me nxënëset e tyre, si të ishin prostituta, më ngjethet mishi dhe më ndizet gjaku. Si mundet të gjarpërojë në çdo pore të shoqërisë tonë krejt të sëmurë, një fëlliqësi e tillë e pandëshkuar?

Si ka mundësi që të ketë nga këta mësues perversë, që shpërdorojnë nxënëset e tyre, vajza të mitura e në ag’ të jetës së tyre, dhe nuk merren zvarrë, të pështyhen e të përmuten publikisht, të lidhen në shtyllat e turpit dhe të lihen ti hanë korbat, kërmësitë e trupave të tyre? Si ka mundësi të mos revoltohen e të mblidhen bashkë prindërit e atyre shkollave, të cilave u kanë besuar fëmijët, dritën e syve të tyre?

A ka më një kod moral, kjo shoqëri kurvash e kurvarësh, të të gjitha niveleve, nga poshtë lart e nga lart poshtë? Apo morali i shqiptarëve, paska qenë thjesht një përrallë e sajuar nga e shkuara, sot një kujtim i përdhosur nga pornografia e mjeranëve që ka bërë fole në trutë e sëmura, të kësaj shoqërie pa dinjitet? Ku është pra Familja e shenjtë e shqiptarëve të dikurshëm?

Lexo po ashtu:  “Koronavirusi mund të ketë qenë në Evropë që në nëntor”

Apo kur shndrrohesh në popull mjeran dhe një pabuks, të përdhunuar nga pushtetet e më të fortëve, që ngrihen çdo çast mbi ligjin e shkruar dhe pshurrin më pas, edhe ligjet e pashkruara të kodeve bazike morale, s’ka më shpresë? Pres më kot ndonjë shkrepje pisqolle mbi kokat e tyre të kalbura dhe perverse, por lajme të tilla nuk ka. Me sa duket nuk ka më burra ky vend shqiponjash të vdekura!

Vetëm janë shtuar manjakët e sëmurë, që vrasin ish gratë e tyre, nën hundën e policisë, që nuk di ç’të bëjë më pare, sepse ka emergjencë në të gjitha anët. Mos jemi kalbur krejt si popull, që durojmë edhe përdhunuesit e fëmijëve nëpër shkolla?! Shkrepeni pisqollën mbi ata plehra që poshtërojnë vajzat tuaja o shqiptarë, nuk ka gjykatë e kalbur në botë që ju dënon për këtë!

Shpesh nga shpata dhe nga baruti, kur e keqja mbërrin fundin, janë themeluar shoqëri të reja, mbi themelet e kalbësisë të shoqërive në rënie të lirë si kjo e jona. Shkrepeni pra, ju baballarë e vëllezër, kur venë dorë mbi vajzat e motrat tuaja! Ska rrugë tjetër, kur kalbësia ka mbërritur fundin!

Lexo po ashtu:  Diagnoza: Shqiptar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *