Gazetarja Klodiana Lala, ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve kryesore kriminale që tronditën Shqipërinë në vitin 2021.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala foli edhe për trafikun e drogës nga Amerika Latine, ku Shqipëria përdoret si vend tranzit.

E pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, për kompanitë që përdorin buxhete marramendëse për reklama dhe nuk e justifikojnë me shitjen e bananve, Lala shpjegoi skemat që përdoren për të sjellë kokainën me bananet.

Ylli Rakipi: Sjellin banane nga Amerika Latine dhe paguajnë reklama më shumë seç shesin banane. Cfarë është ky fenomen? Sjellin banana në Shqipëri dhe i nxjerrin sërish jashtë. Do të kem emision për këtë çështje, por ç’është opinioni juaj?

Klodiana Lala: Shqipëria është kthyer si vend tranzit por edhe vend për përpunimin e drogave të forta.

Ylli Rakipi: Bananet konkretisht, dini gjë?

Klodiana Lala: Mënyra më e shpeshtë e trafikut të kokainës, është përmes importit të bananeve. Kemi patur disa ngarkesa rradhazi nga Alba Exotic Fruit. Kemi patur sasi tjetër, kompani në administrim të babait të Arbër Cekaj. Kjo fillon që në zanafillën e vet. Kam komunikuar me zyrtarë në të gjithë vendet e Amerikës Latine dhe një agjent të DEA. Kompania X, porosit bananet dhe ka disa mënyra që kontaminohet. Shoferi mund ta ndalojë kontenierin, duke thënë se i nevojitet për nevoja personale dhe brenda pak minutave kontaminohet. Grupet kriminale korruptojnë punonjësit që bëjnë ngarkesa me banane.
Mund të kontaminohet kontenieri në momentin që hyn në port, ose në momentin që po kalon në tranzit. Vihet kryesisht në pjesën e jashtme të kontenierit.
Shqiptarët nuk janë bosët e mëdhenj fare, por në raport me numrin e popullësisë, janë ngjitur shumë lart. Dikur merreshin vetëm më shpërndarjen, tani kanë shkuar dhe blejnë direkt në bazë.

Lexo po ashtu:  Njihuni me balenën, që mësoi të flasë gjuhën e delfinëve

Ylli Rakipi: Të ngacmova për këtë, sepse do të kem një rast, që një kompani bananesh përdor para për reklama, aq sa mund të shesë banane në gjysmën e Europës. Kam të dhëna të plota nga zyrat e shtetit!/tpz.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *