Kryetari i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima deklaroi sot në MCN TV se Partia Socialiste ka dështuar të udhëheqë Shqipërinë në këto tetë vite dhe është shndërruar në një parti pa standarte dhe pa transparencë. Sipas Kokëdhimës “Edi Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër”. Me marrëveshjen PS-PD, sipas Kokëdhimës pushteti iu dha kryetarëve të partive, të cilët po ashtu sipas kreut të partisë “Zgjidhja” kanë tradhtuar aspiratat e shqiptarëve për liri dhe zhvillim.

Intervista e plotë e Kokëdhimës:

Kanë kaluar 8 vjet që kurse PS mori pushtetin. Ju vetë keni qenë deputet i saj. Tani që e ndiqni në distancë PS, si e shihni sot PS?

Kokëdhima: E keni fjalën për këto dy mandatet e fundit? Kam qenë deputet i PS për 30 muaj dhe kam shumë informacion për PS, siç kam edhe për parti të tjera sepse nuk mbetet gjë pa u marrë vesh në këtë vend të vogël. PS dështoi të udhëheqë Shqipërinë në një rrugë zhvilluese dhe t’i jepte Shqipërisë atë që meritonte. PS është shndërruar në një parti pa standarte dhe nuk ka transparencë dhe nuk përfaqëson popullin.

Është roli i Ramës që mbyll zërat kritikë?

Kokëdhima: Nuk kam dëshirë të flas për këto lidera të vjetër. Nuk po bëjmë një analizë se kush është fajtori, por po konstatojmë të vërtetat. Ajo ishte fatkeqe për të konstatuar se humbi demokracinë para 8 vitesh, duke u bërë gjithnjë më autokratike.

Lexo po ashtu:  Fjala e profesorit universitar: "Shqiptarët janë nga popujt më të qytetëruar të Evropës!"

Unë kam pasur rezerva për PS, por në atë periudhë që u përfshiva pata mundësinë të njohja nga brenda çfarë ndodhte në përgjithësi dhe brenda PS. Që atëherë kam përqafuar tezat që kanë të bëjnë me qeverisjen e vendit. Nuk mund të ketë qeverisje demokratike me parti autokratike.

Ku e çoi Edi Rama PS qëkurse mori pushtetin. Cili ka qenë sipas jush udhëtimi i PS referuar asaj që duhej te bënte e majta në pushtet?

Kokëdhima: Nuk ka asnjë shans PS të përmirësojë ndonjë gjë. Tashmë është një parti e kapur dhe nuk i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këto parti e kanë mbyllur sistemin, kanë uzurpuar sistemin, shtetin.

Cili është dështimi më i madh i Edi Ramës sipas jush?

Kokëdhima: Rama për shumë vite ishte djalë trendi dhe i paparashikueshëm, solli risi në komunikim me publikun dhe Shqipëria e përkrahu, e përkrahu për nevojat e saj që të ndryshonte politika dhe shteti të modernizohej. Rama është dështim total, e gjithë jeta e tij në politikë është një gënjeshtër.

Lexo po ashtu:  Ana e errët e neutralitetit

Nuk ka asnjë komunikim me ju tani?

Kokëdhima: Unë kam komunikim me gjithë Shqipërinë, nuk kam ngarkesa negative për askënd dhe mund të them që jam dashamirës, por jam i vërtetë dhe më pëlqen të jem kështu.

Kemi një situatë në qarkun e Vlorës, si nga PD edhe nga PS. Pse ka probleme të tilla në Vlorë?

Kokëdhima: Nuk ka lidhje me qarkun por me kryetarët e partive, ata i emërojnë kandidatët për deputetë. Nuk janë të popullit ata që shkojnë sot në parlament, ka respekt për shumë prej tyre, por parlamenti sot është i mbushur me të emëruar nga kryetarët e partive dhe kush nuk i shërben nuk është i pëlqyeshëm.

Duket se ka një rotacion brezash në PS. Lëvizjet brenda partive ju duken normale?

Kokëdhima: S’ka asnjë kauzë më në këto parti, kanë luftën për këto tre parti për pushtet.

Përjashtimi i Lelit ishte i drejtë sipas jush?

Kokëdhima: Nuk kam dëshirë ta komentoj shumë këtë gjë sepse nuk dua të bëhem pjesë e këtyre trillerave por di të them se ky është show që i shërben pushtetit të qytetarëve.

Lexo po ashtu:  Pse mediat e Metës dhe Berishës duan të mbjellin frikë e terror?

Si e shihni rolin e Metës në këto zgjedhje?

Kokëdhima: Të gjitha rregullimet që u angazhuan Meta, PS apo LSI nuk sollën asnjë progres në demokratizimin e qytetarëve. Lufta e tyre është për të ndarë një pushtet mes të treve. Është një luftë tërësisht joparimore dhe aspak për të bërë një demokraci më të mirë.

Nuk morët pjesë në zgjedhjet e 2017-ës, nuk po garoni as në 25 prill. Pse një vendim i tillë?

Kokëdhima: Ne e kemi deklaruar që Basha thoshte që s’ka zgjedhje që i bëjnë partitë, s’ka më një popull të zhveshur. Do të jetë populli që do vendosi, kur erdhi puna Basha ashtu si Meta nuk mbrojtën asnjë kauzë. Me marrëveshjen PS-PD gjithë pushteti iu dha dy kryetarëve të partive. Të tre këto forca kanë tradhtuar aspiratat e shqiptarëve për liri dhe zhvillim. Një popull i vjedhur, rinia këtu është e shtypur dhe e mjeruar. Nuk ka asnjë shans Shqipëria të ngrejë kokë. Ne e dimë çfarë janë zgjedhjet që bën Saliu me Ramën. Nuk ka asnjë njeri që mund të bëhet deputet sot nëse nuk e do Ilir Meta, Lulzim Basha apo Edi Rama. Nuk bëra një panoramë të zymtë, paraqita një të vërtetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *