Edhe pse njihet si i qetë për nga natyra, Sami Ukshini i njohur si Komandant Sokoli ka shpërthyer sot në Gjykatën e Apelit, ku ka filluar seanca për rastin Lagja e Trimave. Sokoli ka shprebur mllefin ndaj gjykatëses dhe policisë, për siç tha, maltretimin 4 vjeçar që po u bëhet.
“Mjaft më, nuk ju durojmë. Katër vite ju kemi duruar dhe na keni maltretuar. Nuk durojmë më. Ju keni ardhur nga Karpatet, atje duhet të ktheheni”, ka thënë Sokoli, shkruan Gazeta Lajm.

Seanca ka filluar me një minutë heshtje për bashkëluftëtarët e rënë në Lagjen e Trimave. Gjykimi ka filluar me tensione dhe me revoltë të shprehur nga pjesëtarët e Grupit të Kumanovës. Ata nuk e kanë lejuar Gjykatësen të flasë maqedonisht. “Grupi i Kumanovës i drejtohet Gjykatëses maqedonase: Fol shqip, këtu është Shqipëri, ju keni ardh “izbeglica” këtu”, ka thënë Val Zekaj i Grupit të Kumanovës, duke mos lejuar Gjykatësen të flasë. Atë e kanë përkrahur edhe anëtarët tjerë të Grupit. Ata kanë marrë autorizimin avokateve dhe kanë lëshuar senacën. /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Biden thyen premtimin publik, fal të birin, Hunter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *