Dy herë brenda javës, thyerja e posterit me foton e Komandantit Ridvan Qazimi-LLESHI, Dëshmor i UÇPMB-ës, më datën, 17 maj, të këtij muaji dhe sot në Sheshin ’’Skënderbeu’’, në Bujanoc, Posteri që po dëmtohet radhazi është vendosur pikërisht para objektit të Komunës së Bujanocit, ku po promovohet koncerti në kuadër të manifestimit të Ditëve të Komandant LLESHI-t.

Kujtojm opinionin e gjërë se Ridvan Qazimi-LLESHI, ishte Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, dhe është vra pas 4  dite,  të nënshkrimit  të Marrëveshjes së Konçulit,  ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Konçulit, nën organizmin, monitorimin dhe garanatimin e faktorit Politik dhe Ushtarak ndërkombëtarë.

Këto akte të ulëta, vepra vandaliste  i denojm, jan provokuese, jan mos durim nacional, është  sulm ndaj kujtesës son kolektive dhe historisë sonë të lavdishme, ndaj luftës për liri dhe ndaj sakrificës së dëshmorëve tanë, jan cenim e mohim që prekin simbolet tona. Shprehim reagimin publik, pasi tani, Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, dëshmor i UÇPMB-ës, po ’’vritet’’ për të satën herë:

  1. Ende nuk është zbardhur vrasja enigmatike e këtij Komandanti të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, pasi  nuk është zbardhuar vrasja tinzare pas arritjesë së Marrëveshjes së Konçulit, dhe është domosdoshmëri e kohës të ngritet një  Komision hetues ndërkombëtarë mbi ndriçimin e plotë të rastit,    
  • Vazhdon të mos zbatohet Marrëveshja e Konçulit,pasi  forcat Serbe janë të përqëndruara nëpër vendbanime e lokalitete  të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit,  dhe  kemi një militarizim të lartë në këtë Rajon që është shëndrruar në një poligon të vërtet ushtaak, kemi shtim të forcave të  armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën Kombëtare,  Policinë Ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës, dhe jan 48 minibazave në Zonën Tokësore të Sigurisë,
  • Vazhdon të mos zbatohet Marrëveshja e Konçulit,pasi në Preshevë,Bujanoc e Medvegja, Komandantin e Stacioneve të Policisë,ende nuk i kemi të përkatësisë shumicë shqiptare,dhe   Policia Multietnike, jo nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, edhe  në hierarkinë komanduese e  zingjirin Komandues në Policin Multietnike, kjo është mos respektim i kësaj  pike të  Marrëveshjes së Konçulit,
  • Vazhdon të mos zbatohet Marrëveshja e Konçulit, sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  nuk është zbatuar Neni 3, nuk është zbatuar Neni 4, nuk është zbatuar Neni 8, ka të bëj mbi  KUFIZIMET,  konform Marrëveshjes së Konçulit,për pikën A dhe pikën B të këtij neni, këtu kemi të bëjm shkelje, edhe të: Deklaratës Universale për të drejtat  e njeriut e vitit 1948,Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,  Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore,dhe Udhëzues mbi  Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut,
  • Vazhdon të mos lejohet nga instanca qendrore të Serbisë vendosja e shtatores së Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, krahas mos lejimit nga instanca qendrore të Serbisë vendosja edhe të shtatores së heroit ton Kombëtar ’’Skënderbeut’’, në qendër të Bujanocit,
  • Bashkëluftëtarët e Komandanti të UÇPMB-ës, Ridvan Qazimi-LLESHI, pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyreje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranura  në biseda të shpeshta informative, jan   keqëtrajtuar, maltretuar dhe u jan ngritur  e kurdisur skenare për burgojes e arrestime,  po ndiqen, po ju kurdisen gjygje  politike, u jan lëshuar fletarreste  në vënë që të aminstohen,
  •  Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyreje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranuara  në biseda të shpeshta informative, jan   keqëtrajtuar, maltretuar dhe u jan ngritur  e kurdisur skenare për burgojes e arrestime,   
  • Bashkëqytetarët e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI, në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, po diskriminohemi, në Polici-zingjirin Komandues, në përfaqësim në institucione Lokale dhe Qendrore të Republikës së Serbisë, në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, Shëndetësi, Administratë Tatimore, ka diskriminim edhe në kulturë, në informim, në investime të zhvillimin ekonomik, diskriminimi edhe në pasivizimin e adresave-një pastrim entik i heshtur.

Dy herë brenda javës, thyerja e posterit me foton e Komandantit Ridvan Qazimi-LLESHI, Dëshmor i UÇPMB-ës,  po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, është një vazhdim pasi në muajin gusht të vitit që e lam pas, 2 herë radhazi branda javës, në qendër të Bujanocit pati pankarta me mbishkrimin ku ishte shprehur Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve  në Bujanoc me mbishkrimin’’Vdekje shqiptarëve” dhe ’’nuk ju duam’’.

Lexo po ashtu:  Demantohet lajmi se Policia e Kosovës është e përfshire në aksionin e arrestimit të Dritan Goxhaj

Këto akte jan të denueshme, përveqë që i denojm, dhe shprehim indinjatën dhe reagimin publik.

Është domodoshmëri e kohës që  Republika e Serbisë, zyrtarisht do të duhej të dënon këto akte, të ndalohet krijimi i një urrejtje ndaj një Populli të tërë sepse thyerja dhe dëmtimi i posterit me foton e Komandant Ridvan Qazimi-LLESHI,kështu fyhen gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ofendohet popullata shumicë shqiptare e Bujanocit, por edhe Preshevë, Medvegjë, dhe shqiptarët në Krahinën e Sanxhakut,  Vojvodinë dhe gjithë Serbinë. Republika e Kosovës, do të duhej të dënon këtë akt, Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënje diplomatike me  Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, të dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi  po shprehet Gjuha e urrejtjes  dhe kërcënimit ndaj neve Shqiptarëve.  

Shtetet e Quintit dhe instanca e mekanizma të BE-ës, është momenti i fundit, jo vetëm të reagojn po do të duhej të ndalojn shprehjen e gjuhës së urrjetjes, kërcnimit, por edhe manifestimit të diskriminimit  në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare. Po ashtu kërkohet edhe të nxirret një Deklaratë, dhe Rezolut, konkrete lidhur me diskriminimin dhe shprehjen në rritje të gjuhës së urrjetjes dhe kërcnimit për shqiptarët në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.

Lexo po ashtu:  Johnson do dëbojë “rebelët” – “Konservatorët që votojnë kundër Qeverisë do të përjashtohen”

Shqiptarët, në Serbi jetojn duke ju ekspozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje e asimilim.

Datë, 22 maj 2025                                                     Vështrim, nga  Refik HASANI