“Nuk kisha stërvitje në ndeshjet e tetorit dhe nuk u paraqita në Përfaqësuese. Tani kam shkuar në një shtet tjetër dhe mendoj se do rikthehem në formën e mirë dhe do të përshtatem. Kjo ishte një ndeshje shumë e mirë, ishte “vëllazërore” dhe nuk ka shumë rëndësi rezultati”. Pranon humbjen me sportivitet Vedat Muriqi, që ngushëllohet me faktin që ka gjetur golin pas një periudhe të vështirë për të, të kondicionuar fillimisht nga një dëmtim e, më pas, nga Koronavirus.

“Kombëtarja mbetet gjithmonë, lojtarët vijnë dhe ikin – tha ai -. Më ka munguar shumë Kombëtarja, nuk u paraqita për shkak të dëmtimit dhe u ndjeva shumë keq që nuk isha gati për ndeshjet më të rëndësishme në histori”.

Lexo po ashtu:  UEFA konfirmon, ja kur hidhet shorti i fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *